LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Vendimi ndaj Saimir Tahirit, demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Vendimi ndaj Saimir Tahirit, demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit

Pas Ambasadës britanike në Tiranë, edhe Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me dënimin e ish ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook, thonë se, ‘vendimi i djeshëm kundër Tahirit demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit’.


Pas dënimit të Saimir Tahirit, ambasadori britanik përgëzon sistemin ligjor në Shqipëri
Lexo po ashtu Pas dënimit të Saimir Tahirit, ambasadori britanik përgëzon sistemin ligjor në Shqipëri

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”, thuhet në reagimin e tyre.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dënohet për shpërdorim të detyrës
Lexo po ashtu Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dënohet për shpërdorim të detyrës

Më tej Ambasada konsideron se, ‘ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse’.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”, thuhet në fund./Telegrafi/