LAJMI I FUNDIT:

Dëmton veturën luksoze Rolls-Royce, ‘detyrohet’ të shesë veshkën për të mbuluar shpenzimet (Foto/Video)

Dëmton veturën luksoze Rolls-Royce, ‘detyrohet’ të shesë veshkën për të mbuluar shpenzimet (Foto/Video)

Një video e postuar së fundmi në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një veturë luksoze Rolls-Royce përplaset me një veturë tjetër, duket se mund ti kushtojë shtrenjtë burrit i cili u përplasur me veturën e shtrenjtë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur vetura e shtrenjtë përplaset në pjesën anësore me një veturë tjetër, duke u sill disa herë në mes të një udhëkryqi, transmeton Telegrafi.


Rolls-Royce 2

Por dëmet që i ka shkaktuar Vladislav Kantemirov duket se janë shumë të mëdha, dhe raportohet se kapin vlerën e 58.000 funte, të cilat ai detyrohet t’i paguaj nëse dëshiron të shmang falimentimin dhe burgimin.

Ai ka pranuar fajin dhe faktin se nuk ka arritur të frenoj me kohë, duke dëmtuar keq veturën luksoze me veturën e tij prodhim i kohës së Bashkimit Sovjetik.

Rolls-Royce 3

Edhe pse vetura e tipit Rolls-Royce Phantom kishte pësuar dëme në derë dhe në pasqyrë, fatura e riparimit prapë se prapë është e lartë, duke kushtuar plotë pesë milionë rubla apo 58.000 funte.

Kantemirovi detyrohet tani të paguaj dëmin e shkaktuar, pavarësisht faktit se paga e tij mujore është vetëm 44.000 rubla apo 5.000 funte.

Rolls-Royce 4

Sipas medieve ruse, biznesmeni Alexander Aristov pronar i veturës Phantom, është një oligark dhe anëtarë i qeverisjes lokale.

Edhe pse ende nuk dihet nëse kompania e sigurimeve do të mbuloj shpenzimet e riparimit të veturës, Kantemirov i ka dërguar një letër gjykatës në të cilën shkruan se ai nuk ka se si të siguroj këtë shumë të hollave, vetëm nëse arrin të shet njërën veshkë. /Telegrafi/