LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit tërhiqen para Ambasadës së SHBA-së në Irak

Demonstruesit tërhiqen para Ambasadës së SHBA-së në Irak

Grupet paramilitare që protestojnë ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së në Irak kanë filluar të tërhiqen nga zona jashtë Ambasadës së SHBA-së në Bagdad.

Forca e Mobilizimit Popullor (PMF) tha më herët se ajo i ishte përgjigjur një thirrje të Qeverisë së Irakut për të dërguar protestuesit për t’u shpërndarë.


Disa protestues janë akoma përpara ambasadës, megjithëse shumë janë zhvendosur jashtë një hoteli aty pranë, ku kanë filluar një kamp protestues.

Një grup i vogël i protestuesve të mbetur thonë se ata nuk do të largohen derisa forcat amerikane të dëbohen nga Iraku, raporton Reuters.

Protestuesit u mblodhën të martën për të protestuar ndaj sulmeve ajrore të SHBA në një bazë milicie, duke hedhur gurë dhe duke goditur kamerat e vëzhgimit në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së.

Më shumë se 5000 trupa amerikane janë vendosur në Irak, dhe zyrtarët thanë se deri në 4000 trupa mund të vendosen në rajon brenda ditëve të ardhshme nëse do të ishte e nevojshme. /kp/Telegrafi/