LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit protestojnë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret detyrohet ta fut në bunker Donald Trumpin

Demonstruesit protestojnë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret detyrohet ta fut në bunker Donald Trumpin

Agjentët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar presidentin amerikan Donald Trump në bunker gjatë të premtes mbrëma, në momentin kur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë u mblodhën protestues që hidhnin gurë dhe tentonin të largonin barrikadat, raporton CNN.

Sipas një Republikani, pjesëtarët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar Trumpin në bunkerin nëntokësor në momentin që u mblodh turma, transmeton Telegrafi.


Mediat amerikane raportojnë se të premten mbrëma në bunker Trump i kaloi afro një orë. Ky bunker i veçantë nën Shtëpi të Bardhë është ndërtuar në mënyrë që presidentit dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit të strehohen, në rast të ndonjë sulmi terrorist apo të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme.

Në anën tjetër zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dashur të komentojnë këto pretendime.

“Shtëpia e Bardhë nuk komenton protokollin dhe vendimet që i ndërmerr”, ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Shërbimi Sekret gjithashtu ka njoftuar se nuk flet për metodat e saj për operacione të sigurisë.

Megjithatë nuk dihet nëse në bunker është futur edhe bashkëshortja e Trump, Melania dhe djali i tyre 14-vjeç, Baron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori