LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesit kanë hyrë në kabinetin e kryeministrit irakian

Demonstruesit kanë hyrë në kabinetin e kryeministrit irakian

Demonstruesit kanë hyrë sot në kabinetin e kryeministrit të Irakut Haider al Abadi në Bagdad , njoftoi AFP.

Demonstruesit për herë të dytë brenda tri javësh kanë arritur që të hyjnë në “zonën e gjelbër”, pjesë e Bagdadit ku janë vendosur institucionet shtetërore e që është nën siguri të lartë.

Policia fillimisht kishte arritur që t’i mbajë demonstruesit por disa nga ta me dhunë kanë hyrë në ndërtesën ku gjendet kabineti i kryeministrit.

Demonstratat në Bagdad kanë shpërthyer për shkak të vonesës së formimit të një qeverie ekspertësh dhe zbatimin e reformave antikorrupsion.