LAJMI I FUNDIT:

Demonstrata në Bullgari kundër ndalesave të furnizimit me ujë, opozita mocion kundër qeverisë

Demonstrata në Bullgari kundër ndalesave të furnizimit me ujë, opozita mocion kundër qeverisë

Shkurtesat e mëdha të ujit në Pernik të Bullgarisë, nxorën shumë demonstrues në rrugë.

Qindra banorë u mblodhën para selisë së qeverisë, për të kërkuar veprime urgjente për të ndaluar atë që ata e quajnë një krizë humane, transmeton Telegrafi.


Banorët në Pernik, janë përpjekur të plotësojnë nevojat e tyre themelore për ujë për disa muaj me radhë, ndërsa thonë se ryshfeti dhe paaftësia qeveritare janë prapa mungesës së ujit.

Ata paralajmëruan gjithashtu, se furnizimi i vetëm me ujë i qytetit, diga Studena do të jetë i thatë brenda dy javësh. Në fillim të këtij muaji, ministri i mjedisit në Bullgari, Neno Dimov, dha dorëheqjen pasi u akuzua për keq menaxhim të qëllimshëm të furnizimit me ujë.

Ka shqetësime, se ai e lejoi ujin të shkonte në objektet industriale, megjithëse e dinte që do të ndikonte në ujin e pijshëm, që shfrytëzohet nga afro 100 mijë banorë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me rreth tetë vite burg. Opozita ka përgatitur një mocion, duke akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për krizën e ujit.

Por, e cila është e vështirë të kaloi, sepse pozita ka fuqi më të madhe. Këto demonstrata, janë zhvilluar edhe për shkak të anulimit të një festivali tradicional, shkaku i krizës me ujin në këtë qytet.

Festivali që zhvillohet për 60 vjet me radhë, është një burim shumë i mirë i të ardhurave për banorët e zonës, sepse grumbullon shumë turistë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori