LAJMI I FUNDIT:

Demolli dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për transformimin e FSK-së

Demolli dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për transformimin e FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u takua me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglieta.

Demolli dhe Miglieta biseduan për situatën e sigurisë në vend, procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe të Forcës së Sigurisë me Komandën dhe KFOR-in në përgjithësi.


Me këtë rast, Demolli e njoftoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Miglieta mbi zhvillimin, profesionalizmin si dhe shkallën e përgatitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës për tu transformuar në Forca të Armatosura, në momentin që do të merret vendim, nga institucionet më të larta të shtetit të Kosovës.

Ministri Demolli konfirmoi edhe një herë se procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur plotësisht do të jetë transparent, duke u shprehur i gatshëm për transparencë të plotë përgjatë gjithë procesit të  transformimit.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, gjeneral Guilielmo Miglieta konfirmoj gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e gjithashtu edhe gatishmërinë për garantimin e paqes dhe sigurisë, në të mirë të funksionimit të jetës së qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/