LAJMI I FUNDIT:

Demokraci Plus: Mos koordinimi i kryeministrit me MPJ-në, dhe presidencën, dëmton rëndë funksionimin e misioneve të Kosovës jashtë vendit

Demokraci Plus: Mos koordinimi i kryeministrit me MPJ-në, dhe presidencën, dëmton rëndë funksionimin e misioneve të Kosovës jashtë vendit

Zhvillimet e fundit lidhur me emërimet e Konsujve të Përgjithshëm të Kosovës, po shpërfaqin edhe njëherë dështimin sistematik të politikës së jashtme, thuhet në një njoftim për media nga Demokraci Plus.

Sipas njoftimit thuhet se mungesa e koordinimit ndërmjet Zyrës së Kryeministrit me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe ndërmjet Qeverisë me Presidencën, dëmton rëndë funksionimin efikas të misioneve të Kosovës jashtë vendit


“Emërimet e Konsujve të Përgjithshëm në kundërshtim me zakonet diplomatike, ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me këto shtete. Për më tepër, vendi ynë ka mbetur i pa përfaqësuar me ambasadorë në vendet kryesore, në kohën kur po përballemi me një luftë të ashpër diplomatike të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se duke analizuar situatën e shfuqizimit të katër dekreteve nga ana e u.d. Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, D+ vlerëson se janë kryer shkelje nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces.

“Shkelja e parë është bërë nga Presidenti Thaçi, me dekretimin e Konsullit të Përgjithshëm në Tiranë. Në këtë rast Presidenti Thaçi ka bërë shkelje të trefishtë, duke dekretuar Konsullin e Përgjithshëm pa koordinim paraprak me Ministrinë e Punëve të Jashtme (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 10), duke i zgjatur mandatin në kundërshtim me ligjin (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 8), dhe duke mos përfillur propozimin e Qeverisë për përfundim të mandatit ashtu siç përcakton Kushtetuta (Neni 84 pika 25).

Në tri dekretet e tjera të lëshuara nga ana e u.d. Presidentes Osmani-Sadriu, bëhet fjalë për lirimin nga detyra të tre personave të emëruar në pozitat e Konsujve të Përgjithshëm në ato qytete ku Republika e Kosovës vetëm se ka përfaqësim diplomatik (Ambasada), konkretisht në Shkup, Lubjanë dhe Pragë. Këto tri dekretime janë bërë me rekomandim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe me dekret nga ana e Presidentit Thaçi. Megjithatë, nga të dhënat publike, këto dekretime janë bërë në vendet ku Kosova nuk ka themeluar Konsullata të Përgjithshme dhe nuk ka marrë pëlqimin e vendeve pritëse, që është në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (Neni 10 dhe 12)”.

Në anën tjetër sipas njoftimit, u.d. Presidentja Osmani-Sadriu, përmes shfuqizimit të dekreteve ka ndaluar shkeljen e Konventës së Vjenës, por që këtë është dashur ta bëjë në koordinim me Qeverinë, ashtu siç e përcakton Kushtetuta tek kompetencat e Presidentit se “emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës me propozimin e Qeverisë’.

“Presidenti nuk mund të bëj emërime apo shkarkimet pa qenë të bazuara në një propozim të Qeverisë. Kjo mund të përbëjë një precedent të keq në të ardhmen”.

Në gjithë këtë situatë, vërehet një moskoordinim në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, dhe për këtë në njoftim thuhet se D+ kërkon maturi nga të gjitha palët, koordinim ndër-institucional dhe zbatim rigoroz të legjislacionit vendor dhe zakoneve diplomatike ndërkombëtare që rregullojnë fushën e Shërbimit të Jashtëm.

“Me të tilla veprime, Republika e Kosovës del jo-serioze në arenën ndërkombëtare dhe tregon papjekuri në një periudhë kur asaj i duhet mbështetje ndërkombëtare në periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e D+. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori