Ky është momenti rrëqethës kur një dem i tërbuar ia ngul brinjët një burri dhe e hedh në ajër dhe më pas e shtyp me këmbë, derisa ai po mundohej t’i ikte gjatë festivalit të demave të organizuar në Kolumbi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Necocli në veriperëndim të Kolumbisë, ku qytetarët ftohen të marrin pjesë në garë duke sfiduar kështu demat, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet një burrë i veshur me bluzë pa mëngë me ngjyrë të kuqe duke u munduar t’ia tërheq vëmendjen demit. Megjithatë, ai arrin qëllimit dhe kështu në një momenti demi 400 kilogramësh i vërsulet.

Për fat të keq arrin ta zë para se të ikte dhe ta godet me brinjë, ku nga goditja e fuqishme e hedh në ajër dhe më pas vazhdon ta shqelmoj dhe sërish ta hedh lart e poshtë.

Megjithatë mediat lokale raportojnë se burri ka shpëtuar me lëndime, edhe pse në spital kur është dërguar dukej se ishte në gjendje të rëndë. /Telegrafi/