LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato tregon strijat dhe flet për çrregullimet e të ngrënit: ‘Besoja se s’do shërohesha kurrë’

Demi Lovato tregon strijat dhe flet për çrregullimet e të ngrënit: ‘Besoja se s’do shërohesha kurrë’
Foto: GettyImages

Kjo nuk është hera e parë që Demi Lovato flet për çrregullimin e saj të të ngrënit këtë vit

Nën foton e saj të fundit, ku tregon strijat, Demi Lovato shkroi:

“Unë dikur besoja me të vërtetë se shërimi nga një çregullim i të ngrënit nuk ishte i vërtetë. Që të gjithë po mashtronin dhe pas dyerve të mbyllura, ishin po njësoj. Isha e sigurt se dikush po villte diku, edhe nëse thoshte se tani ishte mirë. Mendoja se dikush me këto çrregullime s’mund ta pranonte celulitin. Këto janë vetëm disa nga gjërat që i thoja vetes, teksa rritesha.”

Lovato vazhdoi:

“Jam mirënjohëse që tani mund të them sinqerisht për herë të parë në jetë se dietologia ime më tha: ‘Kështu duket çrregullimi i të ngrënit’.”

Strijat e theksuara me bojë ngjyrë ari, 28-vjeçarja i shpjegon si një ushtrim për dashurinë ndaj vetes.

View this post on Instagram

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

“Në nder të mirënjohjes sime për vendin ku ndodhem sot në jetë, këto janë disa foto që i bëra vetë gjatë karantinës këtë verë sepse doja t’i përqafoja strijat e mia dhe të mos kisha turp prej tyre.”

Demi Lovato gjithashtu siguroi ndjekësit se shërimi nga një çrregullim i të ngrënit është i mundur dhe përvoja e saj është provë për këtë.

“Le të jetë kjo një kujtesë për këdo që nuk mendon se është e mundur. Në fakt, është! Ti mund ta bësh! Unë besoj tek ti!”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Demi Lovato flet për çrregullimin e saj të të ngrënit këtë vit. Në një intervistë në mars, me Ellen DeGeneres, ajo foli në lidhje me problemet që pati në 2018-ën, që bënë që ajo të përfundonte në spital, pas mbidozës.

“Bulimia ime u bë vërtet e keqe dhe unë kërkova ndihmë. Nuk e mora ndihmën që më duhej. Sidoqoftë, në fund të fundit, unë mora vendimet që më çuan këtu ku jam sot. Ishin veprimet e mia ato që më vunë në pozicionin në të cilin ndodhem.”

View this post on Instagram

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)