LAJMI I FUNDIT:

Demi ia ngul vazhdimisht brinjët burrit, e hedh disa herë në ajër (Video, +18)

Demi ia ngul vazhdimisht brinjët burrit, e hedh disa herë në ajër (Video, +18)

Gara me dema tashmë është bërë tradicionale në shumë vende të botës, edhe pse në shumë raste toreadorët përfundojnë të vdekur nga goditjet e forta.

Një video amatore turmën që brohorasin para demit i cili në një moment e godet me brinjë një burrë, dhe më pas e hedh në tokë dhe disa herë e hedh në ajër, transmeton Telegrafi.


Edhe pse miqtë e tij mundoheshin ta hutojnë demin me qëllim që të mund ta nxjerrin nga “arena”, burri vazhdimisht shtypej me këmbë nga demi që gjithashtu ia ngulte brinjët dhe e hidhte në ajër.

Nuk dihet se ku ka ndodhur ngjarja e tmerrshme, si dhe gjendja shëndetësore e toreadorit i cili u nxor nga arena i mbuluar në gjak dhe pa ndjenja. /Telegrafi/