LAJMI I FUNDIT:

“Delo”: Serbia po i bën presion Maqedonisë të votojë kundër Kosovës në UNESCO

“Delo”: Serbia po i bën presion Maqedonisë të votojë kundër Kosovës në UNESCO

Gazeta sllovene “Delo” i ka kushtuar një artikull gjendjes në vendet e Ballkanit, duke komentuar me theks të veçantë problemet e fundit të shfaqura ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë.

Duke i komentuar zhvillimet e fundit ndërmjet këtyre dy shteteve, gazeta nga Ljublana vlerëson se Serbia po i bën presion Maqedonisë të votojë kundër Kosovë në UNESCO.


“Serbia dhe Maqedonia kanë pikëpmaje të ndryshme për zgjidhjen e çështje shqiptare. Qeveria e Maqedonisë nuk ka zgjidhje tjetër në mënyrë që të lejojë komunitetin shqiptar të marrë pjesë në krijimin e politikës së brendshme dhe jashtme”, thuhet në artikullin e gazetës, transmeton lajmi.net

“Në ndërkohë autoritetet në Serbi favorizojnë aneksimin e Kosovën, ose të paktën ndarjen e asaj çka është serbe dhe shqiptare”, vazhdon artikulli.

E përditshmja sllovene shkruan se Serbia si aleate e Rusisë po bën përpjekje ta ndihmojë Moskën në përpjekjet e saj që ta parandalojë anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE dhe NATO.

“Pas përpjekjes së dështaur të grusht shtetit në Mal të Zi, qëllimi i Rusisë është Maqedonia”, pretendon “Delo”.

Sipas kësaj gazete kriza e ardhshme në Evropë, mund të prek vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori