LAJMI I FUNDIT:

Deliu: S’ka zbritje të çmimeve, s’ka paga e s’ka mirëqenie – qytetarëve po iu thyhet shpresa përmes ikjes nga Kosova

Deliu: S’ka zbritje të çmimeve, s’ka paga e s’ka mirëqenie – qytetarëve po iu thyhet shpresa përmes ikjes nga Kosova

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar për krizën e ngritjeve të çmimeve në të gjitha produktet bazike në vend.

Sipas Deliut, nuk ka ulje të çmimeve, nuk ka paga e s’ka mirëqenie.


“S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri. Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët”, shkruan Deliu në Facebook.

Ajo shton se mungesa e vizionit nga ana e Qeverisë Kurti po bën që qytetarët t’ia mësyjnë migrimit në të gjitha format.

“Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat! Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua then murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal”, shton ajo.

“Në ditët që na presin ne duhet të bashkohemi, të jemi afër qytetarëve, afër halleve të tyre në betejën për të përballuar krizën e ngritjeve të çmimeve”, përfundon Deliu. /Telegrafi/