LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra: Zgjedhjet në Podujevë garë personale mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut – PDK doli kënaqshëm

Deliu-Kodra: Zgjedhjet në Podujevë garë personale mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut – PDK doli kënaqshëm

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se zgjedhjet në Podujevë ishin garë personale mes Albin Kurtit dhe Agim Veliut.

“Ne nuk kemi dalë mirë por kemi dalë kënaqshëm në këto zgjedhje duke pasur parasysh me procesin që po përballet PDK si parti në Hagë. Zoti Veseli ka punuar për reformimin e partisë edhe në komuna”, deklaroi deputetja e PDK-së në “Debat Plus”.


Deliu-Kodra thotë se PDK pavarësisht se nuk kishte bastion në Llap, qytetarët kanë treguar mbështetje për këtë parti, përcjell Telegrafi.

Deputetja e PDK-së thotë se Kurti e Veliu diskursin e qeverisjes dhe përplasjet mes tyre në “koalicionin e shpresës” i bartën në Podujevë.

Deliu-Kodra thotë se PDK është komode të shkojë në zgjedhje por se nuk mund të shkohet në zgjedhje sa herë që dëshiron Vetëvendosje.

“Ne nuk duam të dëmtojmë shëndetin e qytetarëve dhe stabilitetin e vendit. Ne do ta votojmë Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike nëse merren parasysh vërejtjet tona. PDK është e gatshme të rivotojë rimëkëmbjen nëse kjo pako siguron përkrahje për sektorin e shëndetësisë dhe bizneset. Ne kemi votuar edhe rishikimin e buxhetit dhe të gjitha marrëveshjet e huas që të mos e dëmtojmë qytetarin”, tha ndër të tjera Blerta Deliu-Kodra./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori