LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra i reagon Borrellit pas deklaratës për Thaçin: Dëshmi që BE-ja është pozicionuar krah pretendimeve skandaloze të Gjykatës Speciale

Deliu-Kodra i reagon Borrellit pas deklaratës për Thaçin: Dëshmi që BE-ja është pozicionuar krah pretendimeve skandaloze të Gjykatës Speciale

Arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale është përmendur sot nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell gjatë një fjalimi të tij në Forumin për Drejtat e Njeriut.

Borrell tha se Thaçi u arrestua nga policët e EULEX-it derisa ishte president dhe se tani ndodhet në Hagë për t’u përballur me drejtësinë.


Ndaj kësaj deklarate të zyrtarit të BE-së, ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra në një postim në Facebook ka shkruar se deklarata e Borrellit është në një linjë me pretendimet skandaloze të Gjykatës Speciale.

“Deklaratat e Borrellit janë në linjë me pretendimet skandaloze të Prokurorisë së Dhomave Specializuara të Kosovës. Një dëshmi që BE-ja tashmë është pozicionuar jo për një gjyq fer dhe të paanshëm të krerëve të UÇK-së, por me pretendimet skandaloze të Prokurorisë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Që nga nëntori i vitit 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë, nën pretendimet e Gjykatës Speciale për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori