LAJMI I FUNDIT:

Delawie i zhgënjyer me veprimin e Vetëvendosjes

Delawie i zhgënjyer me veprimin e Vetëvendosjes

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin e tij me veprimin e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e së cilë hodhën për herë të katër gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës ku do të votohej demarkacioni.

Delawie tha se shpreson që deputetët do të kthehen në Kuvend sa më shpejt për të votuar ‘po’ për demarkacionin.


Ai këto komente i bëri në një konferencë të shkurtër për media në hollin e Kuvendit.

“U ktheva ashtu siç premtova. Edhe një herë më duhet të them se jam i zhgënjyer se një parti po e përdorë dhunën për ta penguar demokracinë. Shpresoj se deputetët do të kthehen në Kuvend sa më shpejt që është e mundur për të votuar ‘po’ për marrëveshjen për shënimin e kufirit. Kisha pasur dëshirë të shoh edhe deputetët e Listës Serbe që janë  aty për të votuar  për një marrëveshje që është edhe për të mirën e komunitetit të tyre. Kosova duhet të bëjë përparim”, ka thënë Delawie./Telegrafi/