LAJMI I FUNDIT:

Delawie porosit gratë prokurore dhe gjyqtare: Kriminelët nuk duhet t’iu ndalin

Delawie porosit gratë prokurore dhe gjyqtare: Kriminelët nuk duhet t’iu ndalin

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, në ditën e dytë të Konferencës Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, ka thënë se kufijtë nuk i ndalojnë kriminelët për të bërë punën e tyre, prandaj nuk do të duhej t’i ndalin as gratë gjyqtare e prokurore për ta bërë punën e tyre.

Delawie ishte mysafir nderi në këtë konferencë, organizimin e të cilës e konsideroi si një mundësi shumë adekuate për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, të udhëhequr nga gratë.


“Ky është një event i mrekullueshëm për shkak se kjo është hera e parë që ka pasur një konferencë të tillë për gratë gjykatëse dhe prokurore në Ballkan. Jam shumë i kënaqur të shohë gjykatëset dhe prokuroret të reprezentojnë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi dhe Rumaninë. Gratë jo gjithmonë kanë një zë shumë potent në Ballkan, siç e dini edhe ju. Fatmirësisht kjo situatë po ndërron dhe konferencat si kjo ilustrojnë sa larg Ballkani ka shkuar. Por ende ka shumë për t’u bërë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar të përbashkëtat e punës suaj dhe të eksploroni zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqoheni në profesionin e drejtësisë. Kjo gjithashtu është një mundësi e mirë për të bërë progres përçara. Si pjesë e sistemit të drejtësisë ju duhet të jeni ato që udhëheqin ndryshimin duke e përmirësuar ligjin”, tha ai, raporton Kosovapress.

Prokurorja nga departamenti i drejtësisë në SHBA, Jennifer Clarke, duke kujtuar rastet e korrupsionit me të cilat është marrë në SHBA, u shpreh se korrupsioni është shtysa kryesore e gjërave të këqija dhe në rast se nuk luftohet, ka gjasë të shndërrohet në diçka të zakonshme që pengon zhvillimin e shtetit.

“Rastet e korrupsionit janë mjaft të rëndësishme. Korrupsioni është një shtysë për shumë gjëra të këqija që mund të bien mbi vendin dhe qytetarët. Nëse korrupsioni nuk luftohet shndërrohet në diçka të pranueshme në shoqëri dhe në Qeveri, shndërrohet në diçka shumë të zakonshme në sisteme të drejtësisë dhe në Qeveri. Kur Korrupsioni të shndërrohet në normë, është e pamundur për shtetin të funksionojë pastaj në ndonjë mënyrë tjetër, pra zhvillimi i drejtësisë ndihmon që të tejkalohen këto probleme, këto raste duhet të merren shumë seriozisht”, potencoi ajo.

Ndërkohë  konferenca ka vazhduar me trajtimin e temës së komunitetit LGBT, ku gjyqtarja Biljana Rexhiq ka treguar se personat që kanë preferenca tjera seksuale ende janë të stigmatizuar dhe nuk mbrohen njëjtë nga sistemi i drejtësisë.

“Komuniteti i lesbikeve, gayve, biseksualëve dhe transgjinorëve duhet t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në mënyrë të barabartë me të gjithë pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. E dimë të gjithë që të drejtat e njerëzve janë të drejta universale dhe zbatohen për të gjithë individët dhe çdo vend duhet të garanton dinjitetin e barabartë  për të gjithë njerëzit pa diskriminim për shkak të seksit, rasës, ngjyrës, fesë, origjinës kombëtare ose sociale. Shumë njerëz janë të stigmatizuar për shkak të orientimit të tyre seksual ose identitetit të tyre gjinorë dhe nuk mund t’i gëzojnë plotësisht të drejtat universale të tyre të garantuara. Disa prej tyre janë viktima të krimit të urrejtjes dhe nuk merren në mbrojtje kur sulmohen në rrugë, ne qytete dhe kjo ndodh gjithmonë nga qytetarët e pranishëm, deklaroi ajo.

Kjo konferencë dyditore ka për qëllim gjetje e një zgjedhjeje për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë nga rajoni, në sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori