LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje vetura të cilën Elvis Presley nuk mundi ta blinte

Del në shitje vetura të cilën Elvis Presley nuk mundi ta blinte

Tani mund të keni në pronësi një veturë, që Mbreti i Rokut e përdori në një film, por nuk iu mundësua ta blinte ndonjëherë

Sa e donte muzikën, Elvis Presley ka pasur dashuri edhe për veturat, transmeton Telegrafi. Ndër më të famshmet, ishte BMW 507 të cilën e kishte blerë derisa inte në Gjermani ku kreu shërbimin ushtarak, kjo nuk është e vetmja makinë që ai e ka dashur shumë.


Në vitin 1957, Mbreti i Rokut ishte pjesë e filmit Loving You, ku shfrytëzoi një Ford të prodhuar më 1929. Aq shumë i pëlqeu kjo makinë, sa që deshti ta blinte, por pronari nuk u pajtua kurrë që t’ia shiste.

Tani që pronari nuk jeton më, bashkëshortja tij e ka vënë në shitje, që të bëjë disa para dhe t’i shpenzojë sa është ende gjallë.

Më 31 gusht, kur del në shitje kjo veturë të cilën Elvis Presley nuk mundi ta blinte, do të shiten edhe disa vetura të këngëtarit legjendarë dhe gjëra personale, që janë në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/