Entuziastët e makinave Lamborghini, sigurisht se do të ndjehen të dëshpëruar

Lamborghini Countach i dizajnuar nga Horacio Pagani, para se të kalonte në kompaninë me emrin e tij, që ka dalë nga prodhimi në vitin 1988, është një ndër modelet e rralla të 25th Anniversary Edition, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pronari e ka nxjerrë në shitje, sepse ka pësuar aksident në rreathana ende të panjohura, ndërsa dëshiron ta largojë prej garazhit.

Bazuar në pamjet, shihet që ky model ka pësuar dëme të konsiderueshme, por që janë të riparueshme, por që nuk do ta kthenin kur në gjendjen e dikurshme.

Shumë pjesë duhet ndryshuar në tërësi, bashkë me pjesët që e përbëjnë hapësirën nën kapak. Megjithatë, enterieri ka mbetur i paprekur dhe nuk ka asnjë dëmtim.

Derisa një makinë e ngjashme do të kushtonte mbi 300 mijë dollarë, në gjendje të rregullt, për këtë Lamborghini që ka dalë në shitje, nuk janë ofruar mbi 3,400 dollarë. /Telegrafi/