LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje Jaguar E-Type klasik i blerë nga ylli televiziv, Noel Edmonds

Del në shitje Jaguar E-Type klasik i blerë nga ylli televiziv, Noel Edmonds

Një Jaguar E-Type klasik, e cila më parë ishte në pronësi të yllit televiziv Noel Edmonds, do të shitet për një çmim marramendës.

“Roadster-i” i kuq u ble nga prezantuesi i “Deal or No Deal” në 1978 për gruan e tij të atëhershme Gillian.


Ajo e mbajti veturën për gjashtë vjet, përpara se ta shiste. Modeli i kërkuar i Serisë 2 është një nga vetëm 776 të kabriove sportive të ndërtuara me timonin nga ana e djathtë, raporton The Sun, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht se është prodhuar prej para më shumë se 50 vitesh, vetura ka të kaluara vetëm 164, 153 kilometra (102,000 milje) dhe vjen me MOT që datojnë që nga vitet 1970.

Regjistri që tregon pronësinë e Edmonds, është i përfshirë gjithashtu në ofertë.

Vetura do të shitet nga H&H Classics të mërkurën në Muzeun e Luftës Imperial në Duxford, Cambridgeshire, dhe çmimi i kësaj veture të mrekullueshme klasike pritet të arrij deri në mbi 70 mijë euro (60,000 funte). /Telegrafi/

This gorgeous Jaguar E-Type Series 2 once belonged to Noel Edmonds

It is set to go under the hammer on Wednesday

The Series 2 debuted in 1968

It has a top speed of over 130mph

This particular car has only done 102,000 miles

Its being sold by H&H classics at the Imperial War Museum in Duxford, Cambridgeshire