LAJMI I FUNDIT:

Del në ankand BMW 7-Series e vitit 1996, vetura në të cilën u vra Tupac Shakur

Del në ankand BMW 7-Series e vitit 1996, vetura në të cilën u vra Tupac Shakur

BMW 7-Series e vitit 1996, vetura në të cilën u vra Tupac Shakur, është duke kërkuar një shtëpi të përhershme, por që çmimi i saj është mjaft i lartë.

Car Scoops kishte shkruar edhe më herët për veturën e njëjtë, atëherë kur kishte dalë në shitje nga Celebrity Cars në Las Vegas, me një çmim prej 1.75 miliard dollarëve.


Vetura mbetet në shitje që nga ajo periudhë, me shitësin i cili akoma e kërkon çmimin e njëjtë.

Duke folur për mediat lokale, Ryan Hamilton, menaxheri kryesor i Celebrity Cars, tha se interesimi mbi veturën është rritur gjatë javëve të fundit, pasi u raportua se policia ka bastisur shtëpinë e një burri në Nevada, i cili lidhet me vrasjen e Tupac, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi pasur interes të ndërkombëtar, dhe ata të interesuar priren të jenë blerësit më seriozë”, deklaroi Hamilton. “Tupac dhe ajo se çfarë ka bëri ai janë një fenomen në të gjithë botën”, shtoi tutje ai.

Rëndësia e kësaj 7-Series nuk dihej deri në vitin 2017.

Hamilton tutje shton se pasi u vetura u qëllua gjatë të shtënave që vranë Shakur-in, ajo u riparua dhe më pas u shit për publikun e gjerë.

Që nga atëherë vetura ishte shitur disa herë, por se nga shkurti i 2017-shit ajo është listuar në ankand me çmime të ndryshme, por që nuk është shitur akoma. /Telegrafi/