LAJMI I FUNDIT:

Dekoroni shtëpinë tuaj në stilin japonez: Ky është aktualisht trendi më i popullarizuar në dizajnin e brendshëm!

Dekoroni shtëpinë tuaj në stilin japonez: Ky është aktualisht trendi më i popullarizuar në dizajnin e brendshëm!
Foto: Shutterstock

Sipas disenjatorit të enterierit, stili japonez do të jetë shumë i popullarizuar për dekorim në vitin 2021, dhe është një stil që ndërthur dizajnin japonez dhe minimalizmin skandinav

Theksi kryesor në këtë stil është në mobiliet funksionale, minimalizmin, materialet natyrore, linjat e thjeshta dhe ngjyrat neutrale.


E gjithë ideja është të formojmë një hapësirë në të cilën do të ndihemi këndshëm dhe rehat, transmeton Telegrafi.

Çështja është të ndiqni rregullin “më pak është më shumë”, që do të thotë të zgjedhësh disa detaje mbresëlënëse, ndërsa të tjerat t’i reduktoni.

Zgjedhjet më të shpeshta, kur bëhet fjalë për këtë trend, janë ngjyra bezhë dhe e bardha.

View this post on Instagram

A post shared by Japandi (@japandi_design)

Veprat e artit janë gjithashtu një mënyrë fantastike për të ringjallur trendin. Kërkoni piktura neutrale dhe abstrakte për të kompletuar hapësirën.

Ky trend ka për qëllim gjetjen e bukurisë në papërsosmëri, të tilla si detaje të bëra prej druri të papërpunuar ose detaje të pikturuara me dorë.

Nëse kjo ju intrigoi dhe dëshironi të bëni ndryshime në shtëpi, hidhni një vështrim fotove dhe gjeni frymëzimin:

View this post on Instagram

A post shared by Japandi (@japandi_design)

View this post on Instagram

A post shared by Japandi (@japandi_design)

View this post on Instagram

A post shared by Japandi (@japandi.living)

/Telegrafi/