LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet MPJ-ja rreth deklaratave të Daçiqit për Interpol

Deklarohet MPJ-ja rreth deklaratave të Daçiqit për Interpol

Serbia përmes ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq po vazhdon fushatën e saj kundër Kosovës.

Së fundmi në një deklaratë të Daçiqit është thënë se Kosova do të pësoj debakël nëse aplikon për anëtarësim në Interpol.


Lidhur me këto deklarata të ministrit serb, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se nuk i komentojnë.

Daçiq: Shqiptarët po paguajnë para për t'u anëtarësuar në Interpol
Lexo po ashtu Daçiq: Shqiptarët po paguajnë para për t'u anëtarësuar në Interpol

“Deri në ditën e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, nuk komentojmë deklaratat e tilla”, ka thënë për Telegrafin, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kujtojmë se mbledhja e Interpolit ku pritet votimi për anëtarësimin e Kosovës, pritet të mbahet më 20 nëntor të këtij viti.

Ndërkaq, Kosova aplikimin e parë për anëtarësim në Interpol, e kishte bërë në vitin 2010 dhe më pas e kishte përsëritur 5 vjet më vonë.

Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në Interpol për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim. /Telegrafi/