LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet ministri Bytyqi për rezultatet e PISA-s: Nuk jemi të kënaqur, duhet kohë t’i dimë arsyet   

Deklarohet ministri Bytyqi për rezultatet e PISA-s: Nuk jemi të kënaqur, duhet kohë t’i dimë arsyet   

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka folur për rezultatet e PISA-s 2018, të publikuara sot, ndërsa ka thënë se nuk janë të kënaqur me rezultatet e testit PISA 2018.

Bytyqi në një konferencë për media ka thënë se megjithëse rezultatet nuk janë të kënaqshme, ka ngritje në matematikë dhe në pjesën e leximit, ndërsa rënie në shkencë në krahasim me testin PISA 2015.


“Ajo çka ne kemi pritur që të kemi një rezultat më të mirë nuk është. Ne si MASHT kur e kemi marr mandatin e kemi bërë një përpjekje të bënim organizimin dhe i tërë hulumtimi ynë ishte që ta shtojmë pjesëmarrjen e nxënësve në PISA dhe angazhimin e mësimdhënësve për këtë. Pra MASHT-i këtë ia kemi arritur, por nuk janë rezultate që kemi dashur t’i shohim sot… Ajo që është pozitive është se në pjesën nga matematika kemi rritje pozitive, po ashtu edhe në pjesën e leximit. Ndërsa kemi rënie tek shkenca në krahasim me testin PISA 2015”, ka thënë ai.

Kosova me rezultate shumë të dobëta edhe në PISA 2018, lë pas vetëm Filipinet dhe Republikën Domenikane (Dokument)
Lexo po ashtu Kosova me rezultate shumë të dobëta edhe në PISA 2018, lë pas vetëm Filipinet dhe Republikën Domenikane (Dokument)

Bytyqi ka theksuar se duhet kohë që t’i shohin arsyet e këtyre rënieve.

“Tani se cilat janë arsyet e këtyre rezultateve, konsideroj se iu duhet kohë analistëve t’i analizojnë rezultatet në secilën shkollë. Ndoshta në rezultatin e shkencës ka ndikuar edhe pjesëmarrja për herë të parë në formën digjitale, dhe si duket kjo në shkencë ka ndikuar në krahasim me disa vende si Maqedonia që edhe këtë vit nuk është futur në formë digjitale. Deri në vitin 2021 të gjitha shtetet do t’i nënshtrohen kësaj mënyre”, ka thënë ai duke shtuar se tani nxënësit e Kosovës do t’i nënshtrohen disa testeve ndërkombëtare që të shihen rezultatet e nxënësve deri në testin e ardhshëm të PISA.

“Hap tjetër që duhet ta diskutojmë është edhe pjesëmarrja në disa teste ndërkombëtare, pra në matematikë dhe në lexim që do të na tregojë se ku jemi ne si Kosovë në këtë aspekt, jo pastaj të presim vetëm testin PISA”, ka thënë ai.

Fatmir Elezi nga MASHT-i tha se në këtë test kanë marrë pjesë 5 mijë e 58 nxënës nga 211 shkolla.

“Hera e parë që kemi marrë pjesë ka qenë në vitin 2015 në formë të lapsit me letër, ndërsa tani në formë digjitale. Në këtë test kanë marrë pjesë 5 mijë e 58 nxënës nga 211 shkolla. Nga shkolla profesionale kanë marrë pjesë 2014 nxënës, nga gjimnazet 1642 nxënës. Nga shkolla e mesme e ulët 1402 nxënës. Në PISA 2018 ne jemi të katërtit nga fundi. Në matematikë jemi të pestit nga fundi me rezultate përafërsisht të njëjta me Marokun. Në shkencë jemi të katërtit nga fundi. Në PISA 2015 në lexim ka pasur rënie, ndërsa ne këtu kemi pasur një ngritje të vogël. Po ashtu edhe në Matematikë kemi pasur një ngritje të vogël por që në shkencë ka rënie. Kjo ngase kanë pasur eksperimente të demonstrojnë në kompjuterë dhe në shkolla tona nuk i kanë mësuar në atë mënyrë, për këtë ka rënie”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se në lexim dhe shkencë më mirë kanë qenë vajzat, ndërsa në matematikë djemtë.

“Në gjuhë vajzat kanë performuar shumë më mirë se sa djemtë. Në matematik djemtë pak më mirë se sa vajzat. Ndërsa në shkencë vajzat më mirë se djemtë, me një dallim të vogël”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori