Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 18 prill deklaroi: në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të tregojë mënjanëri për kohë të pacaktuar ndaj pranimit të shteteve të Evropës juglindore, prandaj edhe të Shqipërisë, në përbërjen e saj, atëherë është e kuptueshme që Shqipëria të bashkohet me Kosovën.
Një ditë më vonë, më 19 prill, Hashim Thaçi e përkrahu deklaratën e Edi Ramës duke thënë se mospranimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian do të bëjë që shqiptarët të jetojnë në një hapësirë të përbashkët, e kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen.
Do të isha më i lumtur sikur Edi Rama dhe Hashim Thaçi të kishin deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen jo vetëm në qoftë se stërzgjatet integrimi i tyre në Bashkimin Evropian, por edhe në qoftë se integrohen në këtë Bashkim.
Kryeministri i Kosovës e quajti të nevojshme që menjëherë t’u përgjigjet edhe Edi Ramës edhe Hashim Thaçit duke thënë: deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë ishte një deklaratë populiste! Kosova mund të bashkohet vetëm me Bashkimin Evropian.
Të njëjtën ditë kur kryeministri i Kosovës deklaroi siç deklaroi, zëdhënësi i mbipërkushtuar i kryetarit të posazgjedhur të Serbisë dhe njëkohësisht kryeministër i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, Aleksandër Vulin, iu përgjigj Edi Ramës dhe rrjedhimisht Hashim Thaçit duke thënë: Edi Rama po rrezikon paqen në rajon! Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen vetëm me luftë (me Serbinë)!
Me këtë deklaratë të zëdhënësit të tij të mbipërkushtuar, kryetari dhe kryeministri i Serbisë Vuçiq e ka thënë shkoqur se: Kosova, me gjuhën e tij e quajtur, Kosova dhe Metohija, është pjesë e Serbisë, nën sovranitetin serb, prandaj po u provua bashkimi i saj me Shqipërinë Serbia do të bëjë luftë!
Ndonjë ditë më vonë deklaratën e Aleksandër Vulinit, në të vërtetë të Aleksandër Vuçiqit, e fuqizoi edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq!
Kjo deklaratë luftarake, pushtuese, me traditë më shumë se njëshekullore, e Serbisë ndaj Kosovës, nuk mori përgjigje prej institucioneve shtetërore të Kosovës!
E si të marrë përgjigje! Si të marrë përgjigje kur në institucionet më të larta të Kosovës kemi edhe zyrtarë, në politikën dhe në ideologjinë e të cilëve ende është e përmbajtur ideologjia e Serbisë dhe e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, prandaj edhe ndaj çdo ideje të bashkimit të saj me Kosovën!
Këtyre njerëzve u duhet kohë jo për t’u çliruar prej sentimentalizmit jugosllavist po prej politikës dhe ideologjisë kundërshqipëri të Serbisë dhe Jugosllavisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGranit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak