LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e ministres Gërvalla, përplasjet me përfaqësuesin e Serbisë dhe qëndrimet e SHBA-së, Shqipërisë e Irlandës – gjithçka nga seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Deklaratat e ministres Gërvalla, përplasjet me përfaqësuesin e Serbisë dhe qëndrimet e SHBA-së, Shqipërisë e Irlandës – gjithçka nga seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Të mërkurën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën është shqyrtuar raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në adresimin para Këshillit të Sigurimit, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se Evropa dhe bota nuk janë njëlloj si para sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Rusia po e rrezikon edhe vet Këshillin e Sigurimit. Debati i sotëm duhet të marrë parasysh edhe këto ndryshimet e mëdha”.

Gërvalla thotë se misionet ndërkombëtare respektohen shumë në Kosovë, por sipas saj dallon roli i UNMIK-ut.

“UNMIK-u nuk ka më rol në jetën e qytetarëve tonë. Kosova si shtet sovran i përmbush detyrat ndaj qytetarëve tanë. Jemi të kënaqur që kemi zgjeruar raportet e mira ndërshtetërore në gjithë globin. Shumica e shteteve të BE-së e OKB-së njohin vendin tanë”.

Ministrja e Jashtme Gërvalla ka kujtuar krimet serbe në Kosovë, dhe rolin e Vuçiqit në atë kohë.

“Është me rëndësi të përmendet se në atë kohë, presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kohën e gjenocidit ka qenë ministër i Millosheviqit për propagandë. Ashtu si në Bosnje edhe në Kosovë nuk ka qenë luftë por ka qenë fushatë shfarosëse, ashtu si po bënë edhe sot Putini në Ukrainë. Ne nuk do t’i harrojmë ato krime, e as bota nuk bën t’i harrojë”, deklaroi Gërvalla.

Gërvalla ka përmendur edhe sulmet që po kryhen ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se sulmet po vijnë nga territori serb.

“Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se këto sulme nuk mund të vinin pa dijeninë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe se Rusia së bashku me Serbisë kërkojnë destabilizim të Ballkanit.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në adresimin e saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se është zhgënjyese që Serbia ende nuk po distancohet nga krimet e kryera në Ballkan në të kaluarën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në seancën e KS të OKB-së

Ajo ka thënë se kur përfaqësuesi i Rusisë hedh akuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, i kujtohen akuzat që sot Rusia po bënë ndaj ushtarëve të Ukrainës që po e mbrojnë vendin e tyre.

“Ushtarët trima të UÇK-së kanë mbrojtur popullin e tyre. Unë jam krenare me ata ushtarë kanë mbrojtur shtëpitë e tyre. Nuk do të isha fare krenare të përfaqësoja vendet tuaja, natyrisht ju vendosni si do të përfaqësoni vendet tuaja”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Gërvalla në OKB replika me përfaqësuesit e Serbisë e Rusisë: Krenare për luftën e UÇK-së, mbrojtën popullin dhe shtëpitë e tyre
Lexo po ashtu Gërvalla në OKB replika me përfaqësuesit e Serbisë e Rusisë: Krenare për luftën e UÇK-së, mbrojtën popullin dhe shtëpitë e tyre

Gërvalla thotë se përfaqësuesi i Serbisë po mashtron kur po thotë se rrezikohen pakicat në Kosovë.

“Me këso fabrikime në të kaluarën kanë filluar luftëra…Kujtojmë rastin “Panda” në Pejë, ku vite e vite me radhë pretendohej se ushtarët e UÇK-së kishin vrarë serbët e Kosovës, e tashmë vet gazetat serbe kanë shkruar se rasti ishte bërë nga vet serbët”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës ka kujtuar edhe deklaratat e Dick Martyt se Serbia kishte planifikuar vrasjen e tij, për t’ua faturuar më pas shqiptarëve atë.

Gërvalla ka reaguar ndaj Nikola Selakoviq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi përmendi Thaçin e Veselin.

Ministri i Jashtëm të Serbisë, ka thënë se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Në vend që të fliste për problemet reale në terren, ajo po fliste për dëshirat e saj politike. Po fliste për kasapët e Ballkanit, por kasapët e vërtetë janë ish-presidenti i të ashtuquajturës Kosovë, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i kuvendit të ashtuquajturës Kosovë, Kadri Veseli. Që të dy janë në Hagë në paraburgim në Gjykatën Speciale të formuar nga Prishtina për krimet e UÇK. Serbia është shtet i pavarur dhe sovran me qëllime të pavarura politike. Akuzat ndaj Serbisë që është dorë e zgjatur e dikujt janë mungesë respekti për OKB. Serbia është shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha Selakoviq.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi.

“Nuk dua të humbasë shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur ën vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin”.

“Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit”, tha Gërvalla.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit ka folur edhe zëvendës-ambasadori amerikan në OKB, Richard Mills.

Ai tha se Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog dhe OKB t’i jap fund misionit të UNMIK-ut.

Përfaqësuesi i SHBA-së, Richard Mills në KS të OKB-së

Mills, tha se ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet me rëndësi jetike.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara që të nxisin një shoqëri prospurese shumetnike që mirëmban e ruan dhe respektuan e të drejtat njeriut.

“Ne i inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në mënyrë energjike në të gjitha aspektet e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të gjetur zgjidhje për çështjet e mbetura, të zbatohet marrëveshjet ekzistuese dhe të bëjnë përparim konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë”, tha Mills.

Gjithashtu, Mills u shpreh që misioni i UNMIK-ut duhet të përfundojë pasi tashmë është i panevojshëm në Kosovë.

Mills i reagoi edhe përfaqësueses së Rusisë në këtë Këshill e cila akuzoi NATO-n për shkelje të të drejtave por që deklaroi se pamjet nga Bucha nuk i japin të drejtë të flasë për të drejta të njeriut.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha ka thënë se Kosova ka ndërtuar një demokraci të shëndoshë dhe ajo është një faktorë që sjell paqe në Ballkan.

“Ne përshëndesim pozitën e qartë të Kosovës në lidhje me Ukrainën, dhe lavdërojmë Qeverinë e Kosovës për gatishmërinë për të strehuar refugjatë përfshirë edhe gazetarët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxha thotë se nuk ka shumë për t’u thënë në Këshillin e Sigurimit pasi Kosova ka ndërtuar institucione stabile që përmbushin nevojat e qytetarëve.

“UNMIK-u nuk ka më asnjë rol thelbësor në Kosovë. Sigurinë e ruajnë institucionet e sigurisë në Kosovë e KFOR-i. UNMIK-u kushton shumë dhe duhet të rishikohet prania e këtij misioni në të ardhmen”.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Ferit Hoxha në KS të OKB-së

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit thotë se dialogu është i mirëseardhur pos sipas tij ai duhet të japë rezultate.

“Nuk duhet të kalojnë pa ndëshkime ata që kanë ushtruar dhunë seksuale në Kosovë dhe ata që kanë zhdukur persona në luftë. I dëgjojmë klithmat e rreth 20 mijë grave dhe vajzave që janë përdhunuar nga serbët, e të cilët ende janë të pandëshkuar”.

Ai thotë se pavarësia e Kosovës është realitet.

Hoxha ka thënë se instrumentalizimi i minoriteteve në Kosovë është lojë me zjarr dhe me pasoja shumë të rënda.

“Disa herë kemi argumentuar se Rusia ka ndikim në Ballkanin Perëndimorë. Dora e zgjatur e Rusisë nuk duhet të pengojë avancimin e rajonit. Duhet të ndëshkohen ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri”, deklaroi Hoxha.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut kërkon të sillen para drejtësisë ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri
Lexo po ashtu Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut kërkon të sillen para drejtësisë ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ka folur edhe përfaqësuesi i Irlandës.

“Dialogu ka pasur dobi konkrete që ka lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Zgjidhja gjithëpërfshirëse përfundimtare është perspektivë e pashmangshme për të sjellë paqen afatgjate në gjithë Ballkanin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi i Irlandës në KS të OKB-së

Përfaqësuesi i Irlandës ka thënë se vendi i tij mbështet rolin e UNMIK-ut në promovimin e barazisë gjinore si dhe në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ai deklaroi se populli i Kosovës dëshiron paqe dhe prosperitet dhe anëtarësimin e Kosovës në BE e shohin si rrugë për të arritur këtë qëllim.

“Irlanda mbështet edhe rolin e Dhomave të Specializuara, sepse pandëshkueshmëria ndaj së kaluarës është esenciale të trajtohet”.

Roli i UNMIK-ut në ofrimin e komuniteteve mbetet i rëndësishëm sipas përfaqësuesit të Irlandës në OKB. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori