LAJMI I FUNDIT:

Deklarata skandaloze e njeriut të parë të La Ligës: Po bëjmë gjithçka për të anuluar regjistrimin e Olmos

Deklarata skandaloze e njeriut të parë të La Ligës: Po bëjmë gjithçka për të anuluar regjistrimin e Olmos

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, po vazhdon luftën e vërtetë me Barcelonën për regjistrimin e Dani Olmos, për të cilin beson se nuk duhet të regjistrohet, edhe pse gjykata urdhëroi ndryshe.

Barcelona nuk kishte të drejtë të regjistronte Olmon që nga dita e parë e vitit 2025, kështu që fshinë të gjitha profilet e tij në faqen zyrtare të ligës dhe ai nuk mund të luante për klubin katalanas.

Megjithatë, gjykata mori një vendim dhe miratoi përkohësisht regjistrimin e Olmos, kështu që përfaqësuesi spanjoll tashmë mund të luajë për Barcelonën.


por gjërat nuk kanë mbaruar. Këtë e konfirmon deklarata e sotme e njeriut të parë të La Ligës, Javier Tebas, i cili paralajmëron vazhdimin e luftës me Barcelonën.

Tebas beson se Barcelona nuk ka të drejtë të regjistrojë Olmon, edhe pse gjykata e ka urdhëruar këtë.

“Ne jemi kundër regjistrimit të tij dhe po bëjmë ankesat e nevojshme për të siguruar që ai të mos jetë më i regjistruar”.

“Nëse fillimisht kemi besuar se ai nuk duhet të regjistrohet, sigurisht, ne besojmë se kemi një shans për ta rrëzuar vendimin e marr”, deklaroi Tebas në një deklaratë që bëri jehonë të shpejtë në futbollin evropian.

Tebas flet për El Clasicon që pritet të zhvillohet jashtë Spanjës
Lexo po ashtu Tebas flet për El Clasicon që pritet të zhvillohet jashtë Spanjës

Më 8 janar, Gjykata e Lartë Sportive (CSD) miratoi kërkesën e Barcelonës për masa të përkohshme urgjente dhe në këtë mënyrë pezulloi vendimin e La Ligas, që i kishte hequr licencat për Dani Olmon dhe Pau Victorin. Megjithatë, kjo është vetëm një masë e përkohshme dhe vendimi do të merret më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori