LAJMI I FUNDIT:

Deklarata për të pagjeturit, Bislimi: Do të publikohet pas nënshkrimit nga Kurti dhe Vuçiq

Deklarata për të pagjeturit, Bislimi: Do të publikohet pas nënshkrimit nga Kurti dhe Vuçiq

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi në një paraqitje para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dha detaje lidhur me takimin e 4 prillit në Bruksel me ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Bislimi sërish theksoi se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar për deklaratën për të pagjeturit dhe se e njëjta pritet të aprovohet në takimin e radhës ndërmjet dy liderëve.


“Pika e katërt që është diskutuar ka të bëjë me dakordimin e palëve për personat  e zhdukur me dhunë. Teksti aprovohet dhe publikohet nga liderët në takimin e radhës”, tha zëvendëskryeministri.

Ai bëri të ditur se kanë pasur vetëm një vërejtje në tekst dhe e njëjta është pranuar, raporton Telegrafi.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe ideja për sekuencim – deklaratat e Borrellit, Bislimit dhe kryesuesit të Komisionit për çështjen e të pagjeturve
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi dhe ideja për sekuencim – deklaratat e Borrellit, Bislimit dhe kryesuesit të Komisionit për çështjen e të pagjeturve

Zëvendëskryeministri bëri të ditur se në takimin e 4 prillit është diskutuar edhe për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Lajçak ka propozuar që takimi i ardhshëm ndërmjet liderëve të mbahet më 22 prill dhe siç tha Bislimi, kryeministri Albin Kurti ka treguar gatishmëri.

Sipas zëvendëskryeministrit më pas ka ardhur një mesazh që presidenti i Serbisë nuk mund të udhëtojë në këtë datë dhe tashmë ka mbetur të diskutohet datë tjetër.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës po ashtu foli rreth idesë së BE-së për sekuencim

Ai tha se kjo është kërkesë e BE-së që sekuencimi të ndjek principin që palët në vazhdimësi të ofrojnë  diçka në mënyrë që të mos ketë përshtypje që vetëm njëra palë po jep. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori