LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi dhe ideja për sekuencim – deklaratat e Borrellit, Bislimit dhe kryesuesit të Komisionit për çështjen e të pagjeturve

Dialogu Kosovë-Serbi dhe ideja për sekuencim – deklaratat e Borrellit, Bislimit dhe kryesuesit të Komisionit për çështjen e të pagjeturve

Një ditë më parë shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve.

Borrell njoftoi se deklarata do të miratohet në takimin e ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pajtimi për deklaratën për të pagjeturit erdhi pas takimit të kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq në Bruksel.


“Serbia dhe Kosova janë zotuar me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin. Bashkimi Evropian pret që të dyja të respektojnë të gjitha obligimet dhe të fillojnë zbatimi sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim të mundshëm…”, tha ai.

Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Kurti dhe Vuçiq do ta miratojnë në takimin e ardhshëm
Lexo po ashtu Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Kurti dhe Vuçiq do ta miratojnë në takimin e ardhshëm

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë…”, theksoi Borrell.


E pas deklaratës së Borrellit menjëherë pati reagime nga zyrtarët vendorë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti tha se Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh kanë arritur të bëjnë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti

“… pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim).

Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritëm ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare.

Prandaj, më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb”, ka shkruar ai.

Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë
Lexo po ashtu Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë

Gjithashtu, sipas tij është e rëndësishme që me anë të kësaj deklarate “Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”.

“Sapo të pranohet deklarata nga niveli i lartë, do t’i publikojmë edhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e kësaj deklarate. Pavarësisht që më duhet të them që për mua si familjar, ky është vetëm hapi i parë në adresimin politik të çështjes së personave të zhdukur me dhunë, dhe rëndësia e kësaj deklarate arrihet në momentin e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj, për çka presim përkrahjen e fuqishme dhe të nevojshme nga miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA e BE.

Mbetet edhe shumë pune dhe përpjekje për tu bërë që të arrijmë në qëllimin tonë kryesor: Zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur me dhunë në Kosovë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

E zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin që pati në Bruksel me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Bislimi në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se agjenda e së martës ka pasur dy pika: e para të bisedohet për implementimin e aneksit të dakorduar në Ohër dhe çështja e dytë – bisedimet për çështjet aktuale.

“Në pjesën e parë, pjesa më e madhe e diskutimit ka pasur të bëjë me hapat që duhet të ndërmarrim në ditët në vazhdim dhe që burojnë nga marrëveshja bazike dhe aneksi implementues, për shembull kemi diskutuar për sekuencimin. Është propozuar një princip sipas të cilit nuk mund të fillohet implementimi i të gjitha pikave njëherësh për arsye se kjo do të mund të krijonte një disbalanc ku njëra palë merr shumë dhe nuk është e detyruar të ofrojë diçka, por ideja e Lajçakut është që të ketë sekuencim, pra njëra palë bën diçka pastaj pala tjetër”, ka thënë Bislimi.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Ai ka folur edhe për marrëveshjen për të pagjeturit dhe ka thënë se pothuajse kanë pasur një dakordim që nga gushti i vitit të kaluar.

“Në fund të bisedimeve z. Kurti kishte nënshkruar dokumentin vetëm atëherë kemi vërejtur tërheqjen e z.Vuçiq, i cili kishte thënë se nuk është i gatshëm ta nënshkruajë. Pastaj ka ardhë një dokument i modifikuar nga z. Lajçak në shtator dhe dje mbi këtë dokument kemi diskutuar dhe kemi propozuar diçka që do të na sjellë te 18 gushti ajo është pranuar nga Serbia dhe kemi pasur dakordimin që ky dokument të nënshkruhet”, ka thënë tutje Bislimi.

Por më skeptikë është kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini.

Çerkini në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse Hoti ka thënë se “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, në anën tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq e thotë të kundërtën.

Sipas tij, kjo çështje ka mbetur pezull dhe nuk ka asgjë definitive deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ai ka thënë se Serbia ka pranuar, e Petkoviqi thotë që s’kemi pranuar dhe e kemi heq fjalën ‘me dhunë’. Edhe çka është hiç mos me besu thonë ‘na jena dakordu, por duhet të vendosin Kurti me Vuçiqin’. D.m.th kjo ka mbet pezull dhe nuk ka asgjë definitive. Nuk besoj aspak hiç, deri të bëhet nënshkrimi i saj”, ka thënë Çerkini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori