Akoma nuk e pranon plotësisht e në pushtet ka ardhur duke e kundërshtuar fuqishëm vazhdimisht ndër vite.
Albin Kurti dhe ideja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk janë kombinimi më i mirë.
Por, Kryeministri i Kosovës ka dhënë sinjale se mund të ketë ndryshime të qëndrimeve të tij për këtë marrëveshje.
Ai tani po thotë se kjo çështje mund të diskutohet dhe zgjidhet brenda propozimit të BE-së të përkrahur nga Franca dhe Gjermania.
Por, sipas njohësve të çështjeve politike, kjo zmbrapsje e Kurtit në qëndrime është rezultat i presionit të ndërkombëtarëve.
“Presionet e mëdha ndërkombëtare, bëjnë që kërkesa kryesore jetë që të punohet, pra nuk mund të zhagitet deri në pafundësi çështja e asociacionit dhe qëndrimet e ndryshueshme të Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen franko-gjermane dhe Asociacionit nuk japim optimizëm që kjo çështje mund të trajtohet në mënyrën e duhur”, ka thënë analisti, Artan Muhaxhiri.
Sugjerimet e tij janë që kryeministri Kurti të fillojë sa më shpejt të punojë për Asociacionin.
“..kjo është kërkesë strikte e aleatëve tanë ndërkombëtarë, prandaj sa më parë që Kurti të fillojë të punojë në draftimin e një Asociacioni, i cili është i padëmshëm për Kosovën dhe kështu do ta kishte më të lehtë qeverisjen në të kundërtën është e vështirë t’i bëjë ballë presioneve amerikane dhe evropiane”, ka shtuar Muhaxhiri.
Ndërsa, Faton Ismajli po thotë që asnjë organ i tillë, sikurse Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të themelohet me kompetenca ekzekutive pa u ndryshuar Kushtetuta e Kosovës.
“Ideja për ta vendosur Asociacionin në kuadër të planit franko-gjerman është ide e mirë, por pothuajse e pamundur për shkak se plani franko-gjerman është fazë tjetër e zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit është obligim paraprak i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ismajli.
I fundit që kërkoi nga Kosova që me urgjencë ta trajtojë Asociacionin është këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
KFOR për situatën në veri: Prapa protestuesve kishte grupe kriminale

REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

Raportet Shqipëri – Serbi, Sinani: Do të duhej të ndikonin në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, e jo në përkeqësim

Situata në veri, Kurti takon ambasadorin britanik: Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë