LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e KFOR-it, ekspertët e sigurisë e shohin si paralajmërim për tërheqje nga objektet komunale në veri

Deklarata e KFOR-it, ekspertët e sigurisë e shohin si paralajmërim për tërheqje nga objektet komunale në veri

Deklarata e KFOR-it lidhur me sulmet që po ndodhin në veri të Kosovës, është paralajmërim se në ditët në vijim trupat e saj do të tërhiqen nga objektet komunale, vlerësojnë ekspertët e çështjeve të sigurisë në vend.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ia ka bartur përgjegjësinë Policisë së Kosovës për sigurim të sundimit të ligjit në mbarë vendin, në një komunikatë për media të shtunën, teksa ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve që u bënë në veri një ditë më parë.


“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, thuhet në reagimin e KFOR-it lidhur me situatën.

Nuk reaguan kur u sulmuan, por KFOR-i dënon dhunën ndaj gazetarëve në veri
Lexo po ashtu Nuk reaguan kur u sulmuan, por KFOR-i dënon dhunën ndaj gazetarëve në veri

E njohësi çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, tha në një prononcim për Telegrafin se bazuar në zhvillimet e fundit, KFOR me njësitë e saj nuk janë të trajnuar në menaxhimin e turmave, ashtu siç është Policia e Kosovës.

Drizan Shala

“KFOR-i tani ka marrë rolin e Policisë në pozicionimin juridik, duke përjashtuar çdo ndërhyrje të mundshme qoftë në ofrimin e sigurisë brenda qyteteve të katër komunave në veri të vendit, përpos në rrugën nacionale që çon në Bernjak dhe Jarinjë”, deklaroi Shala.

“Pra, më këtë situatë sipas zhvillimeve, KFOR me njësitë e saja s’janë të trajnuar në menaxhimin e turmave sikur Policia e Kosovës, e cila ka edhe kapacitetet por edhe përvojën profesionale për t’i kontrolluar hapësirat dhe për ofruar siguri publike. KFOR me deklarimin e saj ka dëshmuar që tani mund të pritet që në ditët në vijim të tërhiqet nga pozicioni para objekteve dhe të rikthehet në përmbushjen e misionit që ka sipas mandatit 1244”.

Sipas tij, interferimi i KFOR-it i këtyre ditëve ka qenë për t’i ofruar hapësirë palëve për të gjetur rrugën adekuate për shtensionim.

“EULEX ka marr masa adekuate brenda misionit të saj duke kërkuar numër shtesë të njësive të specializuara nga Italia për një menaxhim adekuat të situatave policore në rast të konfrontimit në mes të reaguesit të parë me grupet ‘qytetare’ që i quan faktori ndërkombëtar”.

Shala mes tjerash tha se situata në veri të vendit nga presioni ndërkombëtar dhe pozicionimet që kanë Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë e përcakton që tensionimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Në rast se do të kemi ndonjë veprim të pamatur nga Qeveria e Kosovës në vazhdimin e acarimeve të raporteve, atëherë mund të thuhet që situata për eskalim është në skenarin e Serbisë, e cila ka të ndërtuar tanimë narracionin e muajve të fundit”, përfundoi ai.

Situatën e sigurisë në komunat në veri të vendit e vlerëson tejet të rëndë edhe njohësi tjetër i sigurisë, Bedri Elezi.

Bedri Elezi

Ai për Telegrafin tha se ka potencial për rrezik edhe më të lartë në këto komuna, “duke pasur parasysh pretendimet e strukturave kriminale serbe rreth aktiviteteve të Policisë së Kosovës, sidomos në arrestimin e personave të cilët dyshohet se kanë kryer sulme në veri”.

“Situata e sigurisë në veri është tejet e rëndë, marrë parasysh edhe zhvillimet e fundit dhe rrëmbimin e tre policëve nga strukturat e sigurisë së Serbisë. Ka potencial për rrezik edhe më të lartë në këto komuna duke pasur parasysh pretendimet e strukturave kriminale serbe rreth aktiviteteve të policisë së Kosovës, sidomos në arrestimin e personave të cilët dyshohet se kanë kryer sulme në veri. Kemi dyshime se do të ketë edhe aktivitete të tjera të grupeve kriminale në atë pjesë të vendit”.

“Me një fjalë situata e sigurisë është e rëndë dhe mund të përshkallëzohet akoma derisa Beogradi zyrtar nuk merr obligime të qarta nga faktori ndërkombëtar për të ndaluar këto aktivitete e që më meritori për organizimin e tyre është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq”, deklaroi Elezi.

Sa i përket deklaratës së KFOR-it, ai tha është e vërtetë që ky mision është reagues i tretë në Kosovë, por sipas tij në rastin e sulmit në Leposaviq trupat e tyre është dashur të reagojnë për t’i mbrojtur gazetarët.

Kjo pasi siç tha Elezi, është KFOR-i ai i cili ka kërkuar largimin e njësive policore të Kosovës nga veriu me arsyetimin se “po e provokojnë masën”.

“Në fakt është shumë e vërtetë sepse KFOR-i është reaguesi i tretë megjithatë në rastin konkret kur u sulmuan gazetarët, KFOR-i kishte përgjegjësi shtesë pasi kishte kërkuar mos-prezentë të Policisë së Kosovës me arsyetimin se ‘po e provokon masën’ dhe pastaj masa po organizon protesta të dhunshme e situata po del jashtë kontrollit”.

“Prandaj KFOR-i duhet të reagojë dhe çdo pjesëtar i sigurisë ka për obligim reagimin në momentin kur rrezikohet ndonjë qytetar. Këtë e ka detyrë zyrtare”, përfundoi ai.

Ndryshe, Policia ka konfirmuar se nëntë gazetarë e kameramanë nga mediat e Kosovës janë sulmuar nga persona të maskuar në Leposaviq të premten. Në njoftim është bërë e ditur se disa prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Ata janë sulmuar me shok-bombë, gurë e mjete të tjera të forta dhe përveç lëndimeve, iu janë dëmtuar edhe pajisjet e punës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), teksa ka reaguar lidhur me sulmet ka thënë se ato kanë ndodhur në prani të trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“…të njëjtit nuk kanë reaguar, por i kanë penguar gazetarët të ikin”, ka thënë AGK-ja, duke shtuar se kërkon nga KFOR-i që të mos i pengojnë gazetarët gjatë raportimit, “meqë siguri nuk po iu ofrojnë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori