LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e ashpër nga BE, Musliu: Kërkoni nga Serbia të shmangë provokimet në Kosovë

Deklarata e ashpër nga BE, Musliu: Kërkoni nga Serbia të shmangë provokimet në Kosovë
Foto: Arkiv

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele në Kosovë.

SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania përmes disa reagimeve kanë kërkuar që Kosova të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, transmeton Telegrafi.


E, për këtë ka reaguar Musliu përmes një postimi në platformën “X”, ku ka shkruar se Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga Serbia që të shmangë provokimet në Kosovë.

“Kosova të shmang veprimet e njëanshme në Kosovë? Kërkojini Serbisë të shmangë provokimet në Kosovë”, thuhet në reagimin e Musliut.

Pas ShBA-së, vjen reagimi edhe nga BE-ja: Të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet
Lexo po ashtu Pas ShBA-së, vjen reagimi edhe nga BE-ja: Të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

“Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano.

Ndryshe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”. /Telegrafi/