LAJMI I FUNDIT:

I dehur rrah motrën e tij në Zveçan

I dehur rrah motrën e tij në Zveçan
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 06:00, në Zveçan.


Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike  ndaj viktimës femër kosovare-motrës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/