Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i’u është drejtuar prindërve dhe nxënësve me një njoftim lidhur me procesin mësimor në komunën që ai drejton duke ju treguar se kanë kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive zgjidhje afatshkurtër pasi këtë e detyron gjendja me coronavirusin në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës
Duke e ndjekur nga afër gjendjen me pandeminë në qytetin e Kërçovës, sot Shatabi i krizës në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi kërkesat nga ana e Këshillave të prindëve nga shkollat fillore dhe të mesme, me ç’rast vendosëm që t’i drejtohemi Komisionit për sëmundje ngjitëse me Kërkesë për shtyrje të fillimit të vitit shkollor, ose mbajtjen e mësimit nga distanca në kohë të caktuar.
Jemi në pritje të përgjigjes nga organet kompetente, me shpresë se kërkesa jonë do të pranohet dhe me këtë do të zbusim përhapjen e virusit në mesin e banorëve të Kërçovës.
Me marrjen e përgjigjes, do të informoheni në kohë për fillimin e vitit shkollor.”(sic) ka shkruar ai në Facebook.
Zgjidhje për procesin edukativo-mësimor kanë kërkuar edhe Tetova dhe të njejtës i erdhi përgjigja nga KSI se mund të organizohet mësimi për shkollat e mesme në formë online në dy javët e para, me mundësi zgjatjeje, duke e vlerësuar gjendjen me pandeminë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur