Një shtëpi në Kaliforninë Veriore shpërtheu në flakë dhe u dogj e tëra pasi një meteor – të cilin dëshmitarët e panë “blic” në qiell – me sa duket ra nga hapësira dhe u përplas në të.
Dustin Procita, një fermer në kontenë Nevada, nuk ishte i sigurt se çfarë kishte goditur shtëpinë e tij të premten derisa zjarrfikësit e shuanin zjarrin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Dëgjova një zhurmë të madhe. Fillova të ndjeja erën e tymit dhe vazhdova në verandën time dhe u përfshi plotësisht nga flakët”, tha Procita për KCRA.
“Thanë se ishte një meteor. Unë shikoja meteorët dhe gjëra të tjera si fëmijë, por definitivisht nuk prisja që ata të binin në oborrin tim, ose në çatinë time”, shtoi ai.
Procita sapo ishte kthyer brenda dhe ishte ulur në divan duke dëgjuar muzikë kur objekti misterioz goditi shtëpinë e tij.
Ndërsa po përpiqej larg nga flakët që rriteshin me shpejtësi, Procita ishte në gjendje të shpëtonte vetëm një nga dy qentë e tij. Qeni i dytë, i quajtur Tug, ngordhi në zjarr.
Departamenti i Zjarrfikësve në Penn Valley dhe agjencia shtetërore Cal Fire po hetojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin në shtëpinë e Procita-s, e vendosur në një zonë rurale ku shumë fermerë bagëtish kanë jetuar për breza.
“Meteorit, asteroid – një nga ata të dy”, i tha stacionit televiziv, kapiteni i zjarrfikësve, Josh Miller. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit