LAJMI I FUNDIT:

Dëgjo!

Dëgjo!

Sa herë ka rrokur veshët tanë kjo fjalë-urdhër. Diku me paternalizëm, diku me dashuri, diku me kërcënim.

“Dëgjo këtu ti djalë!”.


“Dëgjo babën bir”.

“Dëgjo nanën bijë!”

“Dëgjo, se ta bëj e ta kthej!”.

“Dëgjo k’tu të thashë!”.

Sido të tingëllojë në psikikën tonë kjo fjalë, ajo ka një vlerë së cilës e ke të vështirë t’i vësh një çmim.

“Dëgjo!” është urdhërimi paraprirës, një lloj preludi, i urdhërimit të parë të dekalogut: shema Izrael – dëgjo Izrael. Nga dëgjimi lind besimi sipas Shën Palit.

Po a nuk është për ne personi më i dashur ai që na dëgjon?

Dëgjimi është një çelës që hap shumë dyer, kthina, skuta, dhe krijon mundësi e komunikim.

“Dëgjo!”, që të ketë efekt nuk i thuhet tjetrit, por më së pari vetvetes.

Mbyllni sytë dhe përsëriteni në heshtje duke iu drejtuar vetvetes: dëgjo! Bëjeni shpesh e do të habiteni. Të dëgjosh vetveten është e vështirë. Do të keni tundimin t’ia mbathni. Nëse do të duroni do të dilni të fituar. Nëse jo provojeni përsëri.

Ditë të bukur!