LAJMI I FUNDIT:

Dega e LDK-së në Prizren e kandidon Baxhakun për kryetar të komunës, kryesia qendrore e përkrahë Selmanajn

Dega e LDK-së në Prizren e kandidon Baxhakun për kryetar të komunës, kryesia qendrore e përkrahë Selmanajn

Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur emrat e disa prej kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga kryesia e partisë, LDK-ja do të rikandidojë të gjithë kryetarët aktualë të komunave që po i udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar.


Por, duket se një garë e fortë po bëhet për qytetin e Prizrenit, ku synohet të rikthehet pas një dekade dominimi të PDK-së.

Të premten në një komunikatë nga Kryesia e Degës së LDK , ka kandiduar baxhakun për kryetar të Prizrenit.

Pas debateve me të gjitha nëndegët është marrë vendim që të propozohet Hatim Baxhakun si kandidat për kryetar të Prizrenit”, thuhet në kumtesën e degës, ku gjithashtu potencohet se vendimi është marrë në mënyrë unanime.

Megjithtë, sipas burimeve të Telegrafit, LDK është ndarë në dy taborre rreth kandidatit për kryetar të qytetit të lashtë.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës dhe është deputet aktual, po e sfidon ish-deputetin dhe njërin ndër personat më të votuar të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Telegrafi mëson se kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 35,280 vota, ndërsa pjesa më e madhe e degës mbështet Baxhakun duke përfshirë edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.

Haxhi Avdyli shuan shpresat e Driton Selmanajt për kryetar të Prizrenit (Video)
Lexo po ashtu Haxhi Avdyli shuan shpresat e Driton Selmanajt për kryetar të Prizrenit (Video)

Por, gjithçka pritet të zgjidhet ditën e mërkure, kur edhe pritet të mblidhet kryesia qendrore e LDK-së, për të vendosur edhe për kandidatin për Prizrenin.

Ish deputeti Hatim Baxhaku ishte lënë jashtë listës për deputet të LDK-së duke u ndëshkuar për kundërshtimet  tij në Kubend rreth demarkacionit me Malin e Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori