LAJMI I FUNDIT:

​Dega e AAK-së në Junik kërkon nga Prokuroria të hetojë votat e diasporës

​Dega e AAK-së në Junik kërkon nga Prokuroria të hetojë votat e diasporës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Junik, ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e votave nga diaspora për Junikun, për shkak të dyshimeve se shumica e këtyre votave janë shënuar nga një person.

AAK ka ftuar prokurorinë dhe organet e hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë.


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, do ta ankimoj procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, anëtarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica absolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vëllai i kandidatit të LDK-së, Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfeve të ardhura, ku shihet qartë se është e njëjta dorë, i njëjti drejtshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkatdhetarëve, e që është keqpërdorim, padyshim i vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se ” kemi dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme, që ky votim nuk është real, është i falsifikuar, si në raundin e parë, ashtu edhe në raundin e dytë, andaj i bëjmë ftesë prokurorisë dhe organeve të hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë”.

“Në të kundërtën, ky proces nuk mund të quhet legjitim dhe është i kompromentuar dhe qeverisja lokale e Junikut nuk mund të konsiderohet assesi legjitime”.

Ndryshe, në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve. Nga votat e diasporës, kandidati i AAK-së në Junik ka marrë 232 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori