LAJMI I FUNDIT:

“Defender Europe ’23”, Policia njofton se do të mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani”

“Defender Europe ’23”, Policia njofton se do të mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani”

Policia e Kosovës ka informuar se sot gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23” do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmarrë masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative.

Policia ka njoftuar se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, derisa të mbahet ceremonia në shesh.

“Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë”, është bërë e ditur nga Policia.

Sot nis 'Defender Europe 23', Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak
Lexo po ashtu Sot nis 'Defender Europe 23', Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak, “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori