LAJMI I FUNDIT:

Dedikimi nga Perandori Justinian në Ulpianë, nga arkeologët konsiderohet zbulimi i dekadës

Dedikimi nga Perandori Justinian në Ulpianë, nga arkeologët konsiderohet zbulimi i dekadës

Si një prej zbulimeve më të rëndësishme të viteve të fundit po vlerësohet zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë, ku shkruhet emri i Perandorit Justinian dhe emri Dardania. Arkeologët që erdhën deri tek zbulim, kanë treguar për rëndësinë e tij por edhe punën që është duke vazhduar në parkun arkeologjik të Ulpianës.

Tash e dy vite në këtë lokalitet që është pjesë e Parkut arkeologjik të Ulpianës, po gërmohet për gjetjen e monumenteve, për të nxjerrë kështu në dritë copëza të historisë nga shekuj më parë.


Gjatë së hënës aty u zbulua një mbishkrim që po konsiderohet si ndër zbulimet më të mëdha, nga periudha e perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.

Arkeologu Milot Berisha, tek tregon se është zbulimi më i rëndësishëm i viteve të fundit, ndërsa shton se leximi i tërë shkrimit pritet të bëhet deri në tetor.

“Dhe në kuadër të këtyre gërmimeve në pjesën kryesore qendrore në hapësirën e kishës paleokristiane është zbuluar një mozaik i dyshemesë me motive të ndryshme cofshin ato edhe me shpezë të ndryshme por edhe me motive gjeometrike, floreale etj, ndoshta realiteti i këtij zbulimi do të ishte të theksohej mbishkrimi epigrafik ku tekstualisht në gjuhën latine përmendet emri i perandori Justiniani i madh, që ishte Dardan me origjinë bashkëshortes së tij Teodorës, për ndërtimin e një qyteti në Dardani.”, ka deklaruar arkeologu, Milot Berisha.

Kurti takon arkeologët që gërmuan në Ulpianë: Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane, ndër zbulimet më të rëndësishme të vendit
Lexo po ashtu Kurti takon arkeologët që gërmuan në Ulpianë: Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane, ndër zbulimet më të rëndësishme të vendit

Pjesë e gërmimeve është edhe profesori francez, Christophe Goddard i cili thotë se është e mrekullueshme ajo çka është zbuluar në këtë vend.

“Për herë të parë kemi një dedikim, në gjuhën latine nga Perandori Justinian dhe gruaja e tij Teeodora, jo vetëm për kishat, por edhe për qytetin. Dardania nuk është surprizë pasi ka shumë prova se ndodhemi në Dardani. Çka ishte befasi për neve është dedikimi që është shkruar në atë mënyrë që tregon jo vetëm se Perandori Justinian ishte nga ky rajon dhe kishte përkushtim, por dëshmon edhe shkrimet e shërbëtorit të tij që tregon se kur Ulpiana u dëmtua nga tërmeti dhe vërshimet, u rindërtua nga perandori dhe e emëroi Justiniana Secunda.”, ka deklaruar Christophe Goddard, arkeolog.

Për këtë zbulim, ministri i Kulturës Hajrullah Ceku në emisionin “Debat Plus” ka thënë se është një zbulim që ka munguar dhe se kjo formëson historinë.

“Është ndoshta dëshmia më e fuqishme e cila na ka munguar në formë të shkruar dhe mënyrë aq të qartë, aq decidive që e dëshmon vazhdimësinë edhe territoriale edhe të popullsisë në këto troje, në këtë zonë.”, ka deklaruar Hajrullah Ceku, Ministër i Kulturës.

E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, kanë thënë se zbulimi i një mbishkrimi të tillë në Ulpianë, dëshmon lidhjen e perandorit Justinan me Dardaninë dhe zbulimet paraqesin evidencë të rëndësishme për historinë e Dardanisë.

Parku Arkeologjik i Ulpianës, ndodhet në afërsi të Graqanicës dhe tash e 7 vite është shpallur Park Arkeologjik.