Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda thekson se nuk pret asgjë nga Hashim Thaçi si president i Kosovës. Ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic thekson se Thaçi edhe si kryetar i vendit do të vazhdojë edhe më tutje me përçarje të brendshme dhe me izolim ndërkombëtar të Kosovës.

Ai nuk i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Delawie, i cili kishte theksuar se kauza e opozitës për demarkacionin ishte e rreme.


“Grupi ad-hoc ka vlerësuar metodën e Komisionit Shtetëror për demarkacion me Malin e Zi, nuk e ka vlerësuar kontestimin e metodës. Janë diku më duket 23 kritere si bëhet demarkacioni ndërmjet shteteve, Komisioni i Kosovës e ka zgjedhur 1 nga këto 23 kritere – atë të kadastrës – dhe për këtë është bërë kontestimi”, ka theksuar deputeti i Vetëvendosjes.

Deda në këtë intervistë të dhënë për Gazetën Blic ka folur edhe për Listën e përbashkët opozitare, për zhvillimet e brena opozitës, për zgjedhjet e reja…

Pas vlerësimit të komisionit ad-hoc për demarkacion, ambasadori amerikan në Kosovë, tha se kauza e opozitës për demarkacionin ishte false. A po i bie se opozita e humbi një betejë të madhe dhe se zgjedhjet e shumë kërkuara nga VV, AAK dhe Nisma tashmë po mbeten vetëm një dëshirë?

Ilir Deda: Nuk e shoh të ndërlidhur çështjen e zgjedhjeve të parakohshme me vlerësimin për demarkacion. Grupi ad-hoc ka vlerësuar metodën e Komisionit Shtetëror për demarkacion me Malin e Zi, nuk e ka vlerësuar kontestimin e metodës. Janë diku më duket 23 kritere si bëhet demarkacioni ndërmjet shteteve, Komisioni i Kosovës e ka zgjedhur 1 nga këto 23 kritere – atë të kadastrës – dhe për këtë është bërë kontestimi. Kështu që Komisioni ndërkombëtar Ad Hoc as që është fokusuar në kontestimin e opozitës, deputetëve të tjerë dhe të profesionistëve të Kosovës, por me rregullat që i ka caktuar vetë Komisioni shtetëror i Kosovës. Dhe nuk kemi zgjidhje të kontestimit. Ndërsa sa i përket pjesës së parë të pyetjes tuaj, sipas praktikave diplomatike të zgjedhurit nuk i komentojnë deklaratat e përfaqësuesve diplomatik.Opozita edhe më tutje po vazhdon bojkotin. A mendoni se kjo është rruga e duhur për të bërë opozitë dhe që të shkohet në zgjedhje të reja ashtu siç po kërkoni?Ilir Deda: Zgjedhjet e reja janë kërkesë politike, që kanë të bëjnë me humbjen e kredibilitetit të Qeverisë. Bojkoti është presion i Qeverisë që t’a merr seriozisht opozitën e jo të na thotë me arrogancë që i kanë numrat sepse demokracia nuk është çështje e numrave.Kohëve të fundit kemi parë përplasje ndërmjet opozitës së bashkuar. Sa do të jetë e qëndrueshme kjo opozitë deri në zgjedhje të reja?Ilir Deda: Është me rëndësi që të krijohet një Alternativë qytetare e cila do të jep zgjidhje për problemet e mëdha të shtetit dhe popullit tonë. Në radhë të parë duhet të shihet a ka pajtim për program e vizion të përbashkët, a jemi në gjendje që të bëhemi shpresë për Kosovën ku do të jemi bashkë deri në përmbylljen e pavarësisë ndërkombëtarisht, dmth anëtarësimin e Kosovës si shtet funksional në OKB, dhe ku do ta luftojmë korrupsionin dhe të kemi zhvillim të vërtetë ekonomik. Ekziston një vijë e kuqe – e kjo është që PDK duhet të jetë në opozitë. Nëse nuk merremi vesh për këto çështje kyçe atëherë më së miri është që të gjithë të shkojmë rrugëve të ndara.AAK doli me një propozim për Listën e përbashkët opozitare. Sipas Formulës së AAK-së, i jepet të drejtë VV-së që të zgjedh nëse e do bartësin e Listës dhe kryetarin e Kuvendit, apo të dytin e listës dhe mandatarin për formimin e Qeverisë… A mendoni se kjo është formula e duhur?Ilir Deda: Nuk është kjo çështje e funksioneve, por e vizionit të përbashkët. Çka po na duhen funksionet nëse nuk e shohim njëjtë çfarë duhet të ndryshojë në Kosovë?Çka prisni nga Thaçi president? A mendoni se do të jetë unifikues siç po paralajmëron?Ilir Deda: Asgjë nuk pres nga Thaçi si kryetar i Kosovës. Deri tani të gjitha paralajmërimet e tij publike kanë dalë të kundërta në praktikë, dhe kështu do të jetë edhe në funksionin e tij si kryetar i Kosovës. Do t’a shihni që ai do të vazhdojë me përçarje të brendshme dhe me izolim të madh ndërkombëtar.A do të merrni pjesë në ceremoninë e inagurmit të tij, apo do t’i bashkoheni ndonjë proteste eventuale të partive opozitare?Ilir Deda: Natyrisht që nuk do të marr pjesë në Kuvend kur të bëhet betimi i tij, e as në ceremoninë e pashije që po organizohet.