LAJMI I FUNDIT:

Deda: Refuzoj të jem pjesë e kësaj politike primitive dhe të papërgjegjshme

Deda: Refuzoj të jem pjesë e kësaj politike primitive dhe të papërgjegjshme

Deputeti i Alternativës në Kuvndin e Kosovë, Ilir Deda,  thotë se refuzon të jetë pjesë e “kësaj lloj politike, esencialisht primitive dhe skajshmërisht të papërgjegjshme… të gjitha veprimet politike do t’i marr në përputhje me bindjen se përgjegjësi primare kemi ndaj qytetarëve dhe shtetit”.

Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “elita politike në pozitë e opozitë, e verbëruar nga konfliktet personale, nuk do që të jep përgjegje e të marr përgjegjësi për Republikën tonë të Kosovës. Në vend se të jetë fitorja politike e Kosovës prioritet, te ne është më e rëndësishme fitorja partiake individuale”.

Ai gjithashtu ka thënë se është shqyrtuar edhe mundësinë e mos kandidimit në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë i deputetit Deda:

“Miq të dashur,

Ju faleminderit të gjithëve që më keni përkrahur ndër vite, pa rezervë e pa interes, në angazhimin tim partiak. Nuk ka qenë aspak rrugëtim i lehtë, por gjithmonë – me përkrahjen tuaj – kemi treguar që kjo Kosovë e jona mund të jetë përparimtare dhe e ndershme, e jo klienteliste dhe regresive.

Unë nuk do të isha këtu sot pa ju. Por, ambienti i përgjithshëm politik e partiak në Kosovë aq ka degraduar, sa që verbëria e interesave të ngushta partiake e ka mbytur çfarëdo hapësire racionale shtetformuese, ku ikja nga përgjegjësia ndaj shtetit në politikë maskohet me parulla koti partiake.

Kosova po e kalon purgatorin e vet si prej sfidimit serioz të shtetësisë në arenën ndërkombëtare, e deri te puqja e dy proceseve jetike – atë të dialogut me Serbinë për marrëveshje potenciale finale dhe fillimin e procesve në Gjykatën Speciale. Këtë lloj sfidimi do ta kishin vështirë ta menaxhonin edhe shtetet më të zhvilluara e etabluara se sa Kosova. Por elita politike në pozitë e opozitë, e verbëruar nga konfliktet personale, nuk do që të jep përgjegje e të marr përgjegjësi për Republikën tonë të Kosovës. Në vend se të jetë fitorja politike e Kosovës prioritet, te ne është më e rëndësishme fitorja partiake individuale.

Prandaj, unë refuzoj të jem pjesë e kësaj lloj politike, esencialisht primitive dhe skajshmërisht të papërgjegjshme. Dhe rrjedhimisht, të gjitha veprimet politike do t’i marr në përputhje me bindjen se përgjegjësi primare kemi ndaj qytetarëve dhe shtetit.

Me këtë rast, të dashur qytetarë që ma keni dhënë besimin në dy mandate në Kuvendin e Kosovës, ju njoftoj se jam duke e shqyrtuar edhe mundësinë e moskandidimit në zgjedhjet e ardhshme.

Ky shqyrtim i angazhimit tim të mëtutjeshëm politik nuk është dorëzim, por një akt i protestës ndaj frymës shtet-degraduese që e ka mbërthyer skenën politike në Kosovë”, ka shkruar Deda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori