LAJMI I FUNDIT:

Deda: Koha për bashkëpunim në mes dy inspektorateve shëndetësore

Deda: Koha për bashkëpunim në mes dy inspektorateve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani i shoqëruar nga kryeinspektorja e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, sot ka pritur kryeinspektorin e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, Eltar Deda me bashkëpunëtorë dhe të shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ministri Rrahmani tha se vizitat e tilla forcojnë bashkëpunimin që kanë dy shtet në mes tyre, dhe japin kontribut në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të reja duke shkëmbyer eksperiencat praktike inspektuese.


Ai ndër të tjera ka shprehur idenë për projekte dhe investime të përbashkëta midis dy shteteve, duke përfshi edhe inspektoratin.

Deda tha se qëllimi i vizitës është njohja për së afërmi me praktikat e Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës, si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave tona, me qëllim të ngritjes së cilësisë në këtë drejtim.

Ai tha se gjatë inspektimeve të përbashkëta të inspektorateve, të zhvilluara dje në Kosovë, janë njohur për së afërmi me praktikat e inspektimit dhe kanë shkëmbyer përvojat e tyre. Deda shtoi se ka ardhur koha për një marrëveshje bashkëpunimi në mes dy inspektorateve shëndetësore, e cila do të përmbante specifika të veçanta bashkëpunuese.

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin që po bëhet në fushën e shëndetësisë, në mes Veriut të Shqipërisë dhe Jugut të Kosovës.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë, qëllimi i kësaj vizite dy ditore të Inspektoratit Shëndetësorë Shtetërorë të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, është njohja nga afër me punën e dy Inspektorateve Shëndetësore dhe thellimi i bashkëpunimit në mes tyre.

Gjatë qëndrimit dyditor, janë zhvilluar vizita inspektuese të përbashkëta në institucionet shëndetësore publike dhe private për të shkëmbyer përvojat praktike të fituara në inspektim.

Ndryshe, vizita e delegacionit të Inspektoratit Shëndetësorë Shtetërorë të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, është në vijim të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë të nënshkruar më 25 prill 2014 në Prishtinë nga ministrat e Shëndetësisë të dy shteteve, dhe takimit të mbajtur më 8 qershor 2015 në pikën kufitare Morinë të dy kryeinspektorëve Shëndetësorë, si dhe vizitës së delegacionit të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës më 04-07 nëntor 2015 në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori