LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i jashtëzakonshëm si trajner në Superligë i Qëndrim Kidës – ai flet për sfidat, rezultatet dhe ëndrrën e Malishevës

Debutimi i jashtëzakonshëm si trajner në Superligë i Qëndrim Kidës – ai flet për sfidat, rezultatet dhe ëndrrën e Malishevës

Trajneri i ri i FC Malishevës, Qëndrim Kida, ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm në skenën e Superligës së Kosovës.

Me 6 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje në 9 ndeshjet e tij të para, Kida ka udhëhequr skuadrën me një konsistencë dhe sukses që tregon aftësi të jashtëzakonshme trajnimi.


Në një intervistë për Telegrafin, do të mund të lexoni për sfidat, strategjitë dhe impaktin që ka pasuar ky trajner në rrugën e tij të shkëlqyeshme në drejtim të FC Malishevës.

Ai fillimisht thotë se e ka pritur këtë sukses me Malishevën, pasi që e ka njohur mirë skuadrën dhe kualitetet e saj.

“Duke u bazuar në fondin e lojtarëve dhe kualitetin e tyre të ju them të drejtën kam pritur të kemi rezultate ti këtilla, por normal është dashur shumë punë e përkushtim, por lojtarët ishin ata që ma kanë bërë më të lehtë punën që të arrijmë këto rezultate”, ka thënë Kida për Telegrafin.

Tutje ai nënvizoi se e njeh mirë futbollin kosovar pasi për shumë vite ka luajtur, pastaj edhe ka punuar si trajner dhe ndihmës-trajner.

“Po siç e dini unë kam shumë vite në Superligë si lojtar, ndërsa pas përfundimit të karrierës si futbollist, menjëherë kam filluar shkollimin dhe njëkohësisht  punën si trajner te Fushe Kosova U19 në Superligë. Pastaj kam drejtuar ekipin e parë të Fushë Kosovës në Ligën e Parë dhe kam qenë asistent te Zekirija Ramadani dhe Sami Sermaxhaj në Superligë. Dy trajnerë të cilët i vlerësoj lartë sepse kam mësuar shumë nga ta. Të gjitha këto më kanë dhënë mundësi që ta njoh ligen mjaft mirë dhe të jem i gatshëm për këtë situatë në të cilën gjendem tash”, nënvizoi ai.

Kida nuk preferon të flas për garat ndërkombëtare me Malishevën, duke thënë se do t’ia lënë këtë kohës,

“Jemi në dy garat ende, do të mundohemi të punojmë sa më shumë dhe të kemi  vazhdimësi në rezultate duke qëndruar me këmbë në tokë. Për Evropë të shohim në fund si do të na dalin llogaritë”, deklaroi ai.

Trajneri Kida u ndal edhe te sensacioni i këtij viti Drilon Hazrollaj, duke thënë për të se është vetëm fillimi i tij.

“Driloni është një lojtar me shumë kualitet, mirëpo gjithashtu është një djalë dhe punëtor i mrekullueshëm. Është kënaqësi me pas në skuadër. Ka vite që unë nuk kam parë në kampionatin tonë lojtar me kaq potencial. Ju garantoj që ai është vetëm në fillimet e veta”, lavdëroi trajneri talentin malishevas.

Në fund Kida që është me profesion edhe veterinar, ka treguar se si është që të mbajë këto dy punë në të njëjtën kohë.

“Po unë gjithmonë i kam bartë mbi supe dy profesionet. Edhe gjatë kohës sa isha futbollist vazhdoja studimet në veterinari, ku më është dashur gjithmonë ta kalkuloj mirë kohën dhe energjinë që mos ti mbetem borxh asnjërit profesion. Edhe tash vazhdoj të kem një klinikë veterinarie, ku po vërehet mungesa ime më tepër, por për të arritur rezultat duhet gjithmonë shumë sakrificë e unë atë e bëjë me shumë dëshirë e krenari”, përfundoi Kida. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori