LAJMI I FUNDIT:

Debate me tone të larta në mbledhjen e KQZ-së, përplasen Kurteshi e Hamiti

Debate me tone të larta në mbledhjen e KQZ-së, përplasen Kurteshi e Hamiti

Mbledhja e së premtes e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është zhvilluar me debate me tone të larta.

Dy anëtarët e këtij institucioni, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë përplasur verbalisht për shkak të vazhdimit të mandatit të kryeshefit të Sekretariatit të KQZ-së edhe për një vit.


Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të të gjithë anëtarëve nga mbledhja, vazhdoi që të kundërshtojë vazhdimin e mandatit të kryeshefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj, pasi sipas tij, është vendim i kundërligjshëm.

Me këtë rast ndërhyri Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen Gjykatës, edhe pse tha se shumë vendime që LVV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.

Me këtë rast reagoi Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqe” e “mshele gojën”. Debati i tyre vazhdoi edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike. /Telegrafi/

Video: EkonomiaOnline

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori