LAJMI I FUNDIT:

Debate për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, Alibeaj-Nikollës: Kush je ti që heq të drejtën për amendamente?

Debate për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, Alibeaj-Nikollës: Kush je ti që heq të drejtën për amendamente?

Është shoqëruar me debate seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku shkak është bërë projektrezoluta e Partisë Demokratike në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë.

Kreu i grupit të demokratëve, Enkelejd Alibeaj, akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, se po gënjen në lidhje me këtë projektrezolutë.


Ai tha se ka rënë në dakord me deputetin Tritan Shehu që kishte depozituar një rezolutë për këtë çështje.

“Sapo gënjeve, ndjesë që po ta them. Ka një projekt rezolutë të paraqitur nga unë më 27 maj. Ka një projektrezolutë tjetër që ngjan si dy pika ujë. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën. Ishim në Komision, e prezantova, e gjeta dhe gjuhën me Shehun. Duhet të kishim seancë që më 27 maj. Me alibi të tilla zonjë nuk mund të shtyhesh”, ka thënë Alibeaj.

“Ju thatë; Kosova nuk mund të na ndajë. Ju po bëheni shkak për ndarjen artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetues të rregullores që një projektrezolutë ta kalosh jo vetëm në konferencë, por ta sjellësh në seancë. Të gjithë të diskutojnë gjenocidin serb në Kosovë. Ju është bërë ky togfjalësh dhe i largoheni si djalli nga temjani. Nuk i shmangeni dot. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim, e keni detyrim tani. Ja ku jeni të gjithë. Të gjithë përgjërohemi për çështjen e Kosovës. Është detyrim, e para politike dhe institucional, për ta diskutuar atë projektrezolutë”, Alibeaj noted.

Në përgjigje Nikolla tha se këto projektrezoluta do të diskutohen ë Komisionin e Jashtëm dhe në komision nuk është arritur konsensus.

“Tërhiqeni fjalën pas; gënjen! Se sapo e identifikuat që janë dy projektrezoluta për të njëjtën çështje. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20 dhe thuhet qartë; këto projektrezoluta do të diskutohen në Komisionin e Jashtëm. Në Komision nuk është arritur konsensus. M’u drejtove me fjalën gënjen dhe dua t’u sqaroj juve dhe të tjerët”.

Ai akuzoi Nikollën se po i heq të drejtën për të sjellë amendamentet, ku përfshihet njohja e gjenocidit serb në Kosovë.

“E drejta ime për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti, as ky që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e kuvendit, keni paraqitur një projektrezolutë në komisionin e jashtëm, ramë dakord. Të gjithë kanë të drejtë të paraqesin amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë që ne e mbështetëm të parashikohet që ky Kuvend të njohë gjenocidin serb në Kosovë”, ka shtuar Alibeaj.

“Ju keni paraqitur një projektrezolutë ku kuvend duhet të mbajë një qëndrim të shprehur nga Dick Marti. Shkaku është gjenocidi serb në Kosovë. Pse ke frikë ta përmendësh e votosh? Ti më heq të drejtën për të paraqitur amendamentet, i ke 24 orë para seancës. Kush je ti që heq të drejtën për të paraqitur amendamente? Je duke bërë shkelje shumë të rëndë. Je duke gënjyer përsëri. Në komisionin e jashtëm shkova, prezantova projektrezolutën, nuk patëm asnjë lloj problemi. Keni vetëm frikë. Kujt po ia bëni këtë nder? Ç’është kjo frikë që ju bë ju të bëni hasha edhe atë që ka ndodhur në Kosovë në ’98-’99? Ç’jeni ju? Pse nuk e bëni këtë gjë? Është historia që do t’ju gjykojë, kjo seancë shihet edhe atje”, ka thënë Alibeaj. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori