LAJMI I FUNDIT:

Debat publik në Kuvendin e Maqedonisë për Propozim-ligjin për arsimin fillor

Debat publik në Kuvendin e Maqedonisë për Propozim-ligjin për arsimin fillor

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë të Komisionit kuvendar për arsim, shkencë dhe sport do të mbahet debat publik për Propozim-ligjin për arsimin fillor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi gjatë prezantimit të ligjit për arsimin fillor në konferencë për shtyp pasi ishte miratuar nga Qeveria, theksoi se ligji fokusohet në përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe në përgjithësi në procesin edukativo-arsimor, dhe u jep më tepër mundës nxënësve me fokus të atyre që janë me nevoja të veçanta arsimore. Risi në ligj ka edhe për organizimin e nxënësve në Bashkësinë e paraleles dhe Parlamentit të nxënësve, ushqimin e nxënësve, vendosjen e mësimdhënësve profesionistë për lëndën e sportit, eliminimin e ndikimit politik në këshillat shkollore, uljen e numrit të nxënësve në paralele (prej 20 deri në 30), zhvillim të karrierës së mësimdhënës.

Konform rekomandimeve të OECD dhe UNICEF-it, nuk do të ketë ulje të numrit të orëve sepse nxënësit kanë 900 orë më pak ose një vit e gjysmë më pas arsim nga moshatarët e tyre në vendet evropiane.

Midis risive më të rëndësishme është inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta në arsimin e rregullt. Ligji parasheh përfshirje të tyre të plotë nga viti shkollor 2022-2023 kur shkollat e veçanta më nuk do të regjistrojnë nxënës dhe ato institucione do të shndërrohen në shkolla fillore me qendra resurse të cilat do të ndihmojnë për zbatimin e inkluzionit të plotë në shkollat e rregullta.

Nxënësit me shikim të vështirësuar do të mund një pjesë të mësimit ta vazhdojnë në shkolla të veçanta me qendër të resurseve sipas dëshirës së tyre ose të prindërve të tyre, në pajtim me rekomandimet e Klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit (KNF) të Organizatës botërore të shëndetësisë. Në reagimet lidhur me këtë masë, Ademi u përgjigj se duhet t’i jepet shans çdo fëmije dhe se në pajtim me vlerësimin për aftësi të kufizuara sipas KNFsë,për këta fëmijë do të përgatitet plan individual arsimor sipas mundësisë së fëmijës.

Ministri sqaroi se në vlerësim do të përfshihen përfaqësues nga shëndetësia dhe nga MPPS. Ekipet inkluzive do të përbëhen nga asistentë personal (ndihmë për fëmijën për higjienë personale, mbështetje për lëvizje etj) dhe asistentë arsimorë. Është planifikuar që asistentët nga viti 2022 të punësojnë kuadër mësimor në shkolla. Tani për tani 300 asistentë personalë dhe arsimorë janë të angazhuar në shkollat e rregullta.

Trupa profesionalë (psikologë, edukatorë special, psikiatër dhe pediatër) do të vlerësojnë sipas MKF-së për mbështetje shtesë të fëmijës dhe sa orë në ditë ose në javë i janë të nevojshme. Tani për tani në vend punojnë tre pilottrupa profesionalë për vlerësim, ndërsa në plan është të ketë tetë.

Së bashku me këtë Propozim-ligj në seancën e qeveritare është edhe Propozim-ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorët profesional në arsimin fillor dhe të mesëm. Lidhur me risitë për mësimdhënësit, ata do të motivohen me zhvillim të karrierës. Ademi theksoi se nuk janë të orientuar ndaj dënimit, por ndaj motivimit të mësimdhënësve dhe prandaj është hequr testimi ekstern dhe radhitja e shkollave. Edhe të dyja ligjet sot janë në rend dite edhe në seancë plenare në lexim të parë./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori