LAJMI I FUNDIT:

Debat në Kuvend lidhur me formimin e komisionit për përmirësimin e procesit zgjedhor

Debat në Kuvend lidhur me formimin e komisionit për përmirësimin e procesit zgjedhor

Ka dështuar formimi i komisionit ad hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. Nga 70 deputetë që ishin në sallë votuan 48 vota për dhe 1 kundër ka

Deputeti Memli Krasniqi ka propozuar një mocion për formimin e komisionit ad hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.


Krasniqi ka përmendur emrat e komisionit ad hoc.

“Avdullah Hoti kryesues, Memli Krasniqi zv.kryesues, Glauk Konjufca anëtar, Dardan Sejdiu anëtar, Ahmeti Isufi anëtar, Sasha Millosavleviq anëtar, Blerta Deliu, Albert Kinolli zv.kryesues i dytë”, ka thënë ai.

Deputeti Avdullah Hoti ka propozuar anëtarin e dytë nga LDK, i cili është Arben Gashi

Bilall Sherifi nga Nisma, ka reaguar duke thënë se nuk janë duke zbatuar marrëveshjen e nënshkruar.

“Në takim së bashku me zyrën e OSBE-së dhe me zyrën e BE-së ideja ka qenë që komisioni të formohet nga kryetarët e grupeve parlamentare për t’i dhënë rëndësi komisionit, dhe në funksion të pjesëmarrjes së gjinisë femrore ka qenë e paraparë që tri grupet më të mëdha parlamentare kandidatin e dytë ta kenë femër. Ka shmangie nga marrëveshja që e kemi pasur. Nëse nuk respektohet marrëveshja, Nisma tërhiqet nga kjo marrëveshje”, ka thënë ai.

Deputetja nga VV, Albulena Haxhiu, ka thënë se anëtare nga VV do të jetë ajo.

“Përveç Glaukut unë do të jem anëtare nga LVV”, ka theksuar ajo.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka kërkuar që në vend të tij të vendose Shqipe Pantina.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe AAK, ku Ahmet Isufi ka thënë se në emër të AAK-së, në vend të tij të jetë Donika Kadaj Bujupi.

Kryesuesi, Xhavit Haliti ka thënë se po e prishin marrëveshjen e bërë.

“Po e prishni marrëveshjen që e kemi bërë në prezencë të OSBE dhe BE sepse jeni dakorduar që të jenë kryetarët e grupeve parlamentare në komision. E po ashtu edhe prezencën e deputeteve. Ne i dimë të metat e ligjit për zgjedhjet. E dimë punën e komisionit të kaluar që është bërë kur ka punuar për të mos u bërë ligji. Komisioni i kaluar ka udhëtuar nëpër botë për të shikuar praktikat zgjedhore, kur e dimë që ligjet për zgjedhje janë në ueb faqe të shteteve”, ka thënë ai.

I propozuari i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se po debatohet kot.

“Mua më ka propozuar LDK dhe unë nuk kam asnjë interes. Këta mund të më zëvendësojnë. Ndërsa lidhur me komisionin e kaluar nuk është bërë asnjë udhëtim jashtë Kuvendit të Kosovës, kemi punuar 12 orë në ditë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori