LAJMI I FUNDIT:

Debat mes pozitës dhe opozitës për Komisionin hetimor për energji, LVV kërkon që të përfshihet kërkesat e dy palëve

Debat mes pozitës dhe opozitës për Komisionin hetimor për energji, LVV kërkon që të përfshihet kërkesat e dy palëve

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet rreth themelimit të Komisionit hetimor për energji.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, kërkoi që të formohet Komisioni hetimor, ndërsa tha se kjo është e drejtë e opozitës.


“…Mohimi i të drejtave kushtetuese të 40 nënshkruesve u duhet vetëm atyre që duan ta sabotojnë të vërtetën”, tha ndër të tjera Shala.

Ai tha se është obligim që të ketë transparencë në këtë çështje.

“Kjo sfidë sociale, politike, e ekonomike kërkon ekipe profesionale menaxhuese e fatkeqësisht nuk i kemi këto…kemi individë e grupe të politizuar që menaxhojnë me sektorin”, tha ai.

“…Presim që qytetarët ta dinë të vërteten për krizën energjetike në vend. Ju bëj ftesë për të mirë të shtetit ta formojmë sot komisionin hetimor dhe ta përmbyllim ketë debat të shumëzgjatur dhe të panevojshëm që po na mban peng”, tha Shala.

Ndërkaq, shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se LVV-ja disa herë tregon qartë se e mbështetë Komisionin hetimor për energji ose çfarëdo teme që opozita propozon, raporton Telegrafi.

Ajo theksoi se pajtohet me secilin pretendim të opozitës, megjithatë sipas saj në dobi të transparencës duhet zgjeruar gama e hetimit të Komisionit hetimor, përfshirë edhe problemet e trashëguara të energjisë.

Sipas saj, me mocion procedural mund të formohet një komision i përbashkët me kërkesa të pozitës dhe opozitës.

“Nëse e keni interesimin me mocion procedural e përshijmë një të përbashkët, me të gjitha pretendimet tuaja si opozitë, shto këtu edhe kërkesat tona”, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk do ta shkrijnë kërkesën e 40 deputetëve që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, në kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Gashi tha se nuk ka ndodh asnjëherë që kërkesës së 40 deputetëve t’i ndërrohet objekti, kohëzgjatja, hetimi dhe fusha e veprimit.

Sipas tij, nëse kjo ndodh atëherë vendi siç tha ai “kemi përmbysje të sistemit të vlerave demokratike”.

“Kosova ka formuar disa komisione hetimore parlamentare. Asnjëherë në krejt këto komisione hetimore asnjë shumicë nuk e ka ndryshuar objektin, kohëzgjatjen e hetimit dhe fushën e veprimit. E sot çka po ndodh? Kusari del e thotë se ne e kemi propozuar një komision tjetër, e ju duhet ta shkrini atë komision, e kjo nuk do të ndodh. Kërkesa e Abelard Tahirit duhet të formohet, kërkesa e 40 deputetëve nuk mund të ndryshohet. Kurrë se kemi bo praktikë me ndryshu. Pushteti tenton me mbyt një kërkesë të tillë parlamentare me veprimet e mosveprimet. Dhe unë i them po hajde t’i hetojmë vitet e kaluara, dhe e votojmë një komision të tillë, por të jetë komision tjetër i veçantë.

E ky është kërkuar sipas fushës duhet të votohen dhe jo të ndryshohet. Nëse kjo ndodh atëherë kemi përmbysje të sistemit të vlerave demokratike. Sot do të përplasemi dhe do të përplasemi keq. Propozoj kryetar të këtij komisioni, Driton Selmanaj i cili nuk është nënshkrues të këtij komision që nismë është shefi i GP-së të PDK, Abelard Tahiri”, ka thënë Gashi.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj tha se e përkrahin kërkesën e deputetit Abelard Tahiri për themelimin e një Komisioni Hetimor.

Sipas saj, duhet lejuar themelimi i këtij komision dhe siç kërkoi ajo nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, që t’i kërkoj grupeve parlamentare t’i japin emrat e tyre për formimin e këtij komisioni.

“40 deputetë e kanë nënshkru formimin e këtij Komisioni Hetimor, dhe s’ka asgjë që mundet me ndal këtë komision. As se di çka po doni me fsheh. Dhe ne si partitë e tjera opozitare do ta përkrahim pasi asnjëherë në historinë e vendit s’janë refuzu Komisionet Hetimore.

Dhe me këtë ju po doni me ç’kap shtetin. Ju kryetar keni qenë deputet dhe vet dhe duhet të insistoni që të gjithë grupet parlamentar t’i japin emrat për këtë komision. Si AAK e përkrahim këtë Komision Hetimor. Propozojmë Pal Lekaj që të jetë në këtë grup dhe Komision Hetimor”, ka thënë Kadrijaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori