LAJMI I FUNDIT:

Debat mes Deliu-Kodrës dhe ministrit Aliu për parregullsitë në Ministrinë e Infrastrukturës

Debat mes Deliu-Kodrës dhe ministrit Aliu për parregullsitë në Ministrinë e Infrastrukturës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pasur një debat mes deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Fillimisht deputetja Deliu-Kodra tha se raporti i Auditorit të Brendshëm u dha vulë pretendimeve të PDK për dallavere, paligjshmëri, korrupsion e hajni në MI, duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aliu dhe zëvendësministrit Durmishi.


Pas kësaj u përgjigj ministri Liburn Aliu i cili tha se raportin e Auditorit të Brendshëm e kanë marrë seriozisht, dhe se një raport të tillë e kishte iniciuar vetë ai bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi.

PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit: Auditori konfirmoi pretendimet tona për hajni e korrupsion në MI
Lexo po ashtu PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit: Auditori konfirmoi pretendimet tona për hajni e korrupsion në MI

E deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra sërish ka pyetur ministrin Aliu se përse nuk e ka shkarkuar askënd deri më tash.

“Pse nuk e keni shkarkuar askënd për këto parregullsi që thatë vetë keni iniciuar këtë raport të auditimit.  Pse nuk jeni distancuar asnjëherë nga zëvendësministri Durmishi i cili edhe vetë ka deklaruar se ka lidhje të ngushta miqësore me disa prej kompanive që ju vetë i keni shpërbly me kontrata milionëshe”, pyeti Deliu-Kodra.

Sërish përgjigje i ktheu ministri Aliu, duke thënë se në momentin që Prokuroria i jep orientim hetimeve do të ndërmarrin masa ndaj cilitdo zyrtar.

Aliu pas kërkesës së PDK-së për shkarkimin e tij: Raportin e Auditorit e kam iniciuar vetë, jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë
Lexo po ashtu Aliu pas kërkesës së PDK-së për shkarkimin e tij: Raportin e Auditorit e kam iniciuar vetë, jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë

“Ju po thoni distancim, në momentin që hetimet përcaktojnë konkretisht orientimin patjetër që do të marrim masa ndaj cilido zyrtar kushdo qoftë ai”, tha Aliu.

Ai shtoi se raporti i Auditimit është i mirëseardhur.

“Parregullsi ka pas jashtëzakonisht shumë, dhe dukuria e tillë është tendencë të vazhdoj edhe më tej. Atë çka shohim nga e kaluara që kemi trashëguar nga ju, është trashëgimi i e tillë që mbase nuk mund të besohet, e jona është që të vendosim rend”, tha Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori